Për nxjerrjen e saj nga puset, sot përdoren këto mënyra shfrytëzimi:

a)   Shfrytëzim i puseve me pompa të zakonshme me piston
b)   Shfrytëzim i puseve me pompa të zakonshme me piston, duke injektuar hollues (tretës) hidrokarbur dhe jo hidrokarbur

 Albpetrol sh.a ka planifikuar të zëvendësojë një pjesë të pompave tradicionale me pompa me burmë. Kjo teknologji është me efektivitet të lartë për mbrojtjen e mjedisit dhe kursimin e energjisë elektrike në masën 50 %, në krahasim me shfrytëzimin e puseve me pompa me piston.

 

Pompat me burmë janë një nga investimet kryesore të parashikuara nga shoqëria Albpetrol sh.a për vitin 2014. Ky investim pritet të rrisë ndjeshëm efektivitetin e punës së shoqërisë si dhe sasinë e naftës bruto të nxjerrë nga nëntoka shqiptare.

Pse pompat me Burmë”

90% e puseve të naftës në botë shfrytëzohen me pompa thellësie.
Teknika dhe teknologjia e shfrytëzimit të puseve me naftë viskoze, duke përdorur pompat me burmë, është mënyra më e mirë për vlerësimin e potencialit prodhues të puseve.
Pompat me burmë kanë rreth 50% më pak konsum energjie.
Pompa me burmë siguron mbrojtje maksimale të mjedisit në grykën e pusit dhe në të gjithë fushën naftë-gazmbajtese.
Studimet tregojnë se pompa me burmë mund të përdoret me efektivitet në vendburimet ranore
Nga aplikimi i kësaj teknologjie është siguruar një efektivitet prej 123 ton naftë shtesë në vit për pus.

Efektiviteti i Pompave me Burmë
Pompat me lëkundës
Ditë pune gjithsej 3467
Naftë e nxjerrë 6448.4 Ton
Debiti mesatar 1,85 Ton/ditë/puse
Koeficienti i shfrytëzimit 0.966
Konsumi i energjisë elektrike aktive 54.7 kwh/Ton
Konsumi i energjisë elektrike reaktive 325.7 kwh/Ton
Efektiviteti mesatar i arritur me këtë teknologji u konsiderua:
Rritja e debitit mesatar 14%
Ulja e energjisë aktive 14.6%
Ulja e energjisë reaktive 4 herë