Vendburimet Gelqerore
Vendburimet gëlqerore në Shqipëri janë të depozitimeve nga Jurasiku deri në Paleogen. Nga ana tektonike këto vendburime janë pjesë e brezit të Kurveleshit. Në përgjithësi shtratimet e naftës janë antiklinale (brahiantiklinale). Ato mbulohen nga depozitimet flishore të Oligocenit. Formacionet e këtyre vendburuimeve karakterizohen me porozitet të dyfishtë, me çarje natyrale të rangjeve të ndryshme përgjatë shtresëzimeve, si dhe porozitet të vogël të matriksit.
Litologjia dhe mosha e këtyre formacioneve janë të ngjashme. Mekanizmi kryesor i nxjerrjes së naftës është ai regjimit të ujrave aktiv fundor. Në vendburimet Ballsh – Hekal dhe Cakran – Mollaj, përveç energjisë së ujrave fundor është edhe energjia e kapelës gazore dhe e gazkondesatit. Naftat e këtyre vendburimeve, përveç naftës së vendburimit Cakran-Mollaj, janë të rënda dhe viskoze dhe përmbajnë squfur. Fillimisht kur puset prodhonin si rezultat i energjisë së gazit kishin debite të larta. Këto debite të larta bën të mundur krijimin e konuseve të ujit në puse, duke ndikuar negativisht në rezervat e nxjerrshme.
Kompletimi i puseve në përgjithësi është i njëjtë. Kezingu është i vendosur deri në tavan të gëlqerorëve, ose pak më poshtë se niveli gaz-naftë në se ai ekziston. Intervali i prodhimit të naftës është në trung të hapur.
“Litologjia dhe mosha e këtyre formacioneve janë të ngjashme. Mekanizmi kryesor i nxjerrjes së naftës është ai i regjimit të ujrave aktiv fundor”.
Vendburimi Visokë – Kolonjë
Ky vendburim ndodhet rreth 13 km në juglindje të qytetit të Fierit, në pjesën më jugore të periklinalit të strukturës Patos – Verbas. Vendburimi i Visokës u zbulua në vitin 1963.
Shtratimi i Viskoës është hidrodinamik, me kontakt fillestar naftë-ujë të pjerrët. Çarjet zhvillohen vertikalisht dhe horizontalisht. Rezervuari ka ruajtur presionin shtresor gjatë shfrytëzimit të tij. Shtratimi është i tipit masiv kulmor me ujra aktiv fundor.
Aktualisht ka mbetur vetëm një brez i vogël nafte dhe shumica e puseve shfrytëzojnë pjesën e sipërme të gëlqerorëve. Për uljen e viskozitetit të naftës është përdorur injektimi i hollusit në pus.
Karakteristikat kryesore të rezervuarit:
– Formacioni Gëlqerorë
– Rezervat Gjeologjike (ton) 28 362 316
– Rezervat fillestare të nxjerrshme (ton) 6 806 956
– Nafta e nxjerrë (ton) deri më 01.01.2018 6 287 198.3
– Rezervat e nxjerrshme të mbetura (ton) deri më 01.01.2018 519 757.7
– Tipi i fluidit Naftë
– Tipi i naftës Asfaltiko – aromatike
– Densiteti (0 API) 5 – 16
– Viskoziteti 200 C (Cp) 1000 – 2000
– Presioni fillestar i rezervuarit (atm) 141
– Përmbajtja e Squfurit (%) 0.6 – 5.05
– Temperatura (0 C) 42 – 50
– Përshkushmëria e gëlqerorëve (MD) 200
– Kripshmëria e ujrave të gëlqerorëve të rezervuarit (mg/l) 1000 – 62 000
– Trashësia e përgjithshme e rezervuarit (m) 200 – 300
– Poroziteti (matriksit) + çarjet (%) 0.56
– Presioni i ngopshmërisë (atm) 90
Vendburimi Ballsh – Hekal
Vendburimi Ballsh – Hekal ndodhet 29 km në juglindje të qytetit të Fierit, në strukturën antiklinale të Ballshit. Ky vendburim u zbulua në vitin 1966. Vendburimi Ballsh – Hekal ndodhet në vargun Kremenarë – Patos – Verbas të brezit të Kurveleshit, dhe i përket moshës Kretak – Paleogen. Ky vendburim ka kapelë gazore me kontakt fillestar gaz-naftë në thellësinë 730 m. Puset e shpuara në kapelën gazore e kanë të ulur kezingun disa metra poshtë kontaktit gaz-naftë. Rezervuari është i tipit masive kulmor, me ujra fundor aktiv. Në shtratimin Ballsh – Hekal, një ndikim të madh në mekanizmin e nxjerrjes së naftës ka luajtur edhe kapela gazore.
Pjesa jugore e vendburimit ka komunikim të dobët me ujrat e basenit, rrjedhimisht debitet e puseve janë të vegjël. Energjia kryesore për nxjerrjen e naftës në këtë zonë është ajo e gazit të tretur. Duke shkuar më në jug gjendet ngritja e Hekalit të ndara ndërmjet tyre me një qafë ndarëse. Prodhimi i naftës në Hekal është i vogël.
Karakteristikat kryesore të rezervuarit:
– Formacioni Gëlqerorë
– Rezervat Gjeologjike (ton) 19 269 224
– Rezervat fillestare të nxjerrshme (ton) 6 359 844
– Nafta e nxjerrë (ton) deri më 01.01.2018 5 125 166.5
– Rezervat e nxjerrshme të mbetura(ton) deri më 01.01.2018 1 234 788.4
– Tipi i fluidit Naftë
– Tipi i naftës Asfaltik – aromatik
– Densiteti (0 API) 8 – 17
– Viskoziteti 200 C (Cp) 2000
– Presioni fillestar i rezervuarit (atm) 133
– Përmbajtja e Squfurit (%) 5.7 – 6.4
– Temperatura (0 C) 41
– Përshkushmëria e gëlqerorëve (MD) 40 – 300
– Kripshmëria e ujrave të gëlqerorëve të rezervuarit (mg/l) 15 000 – 35 000
– Trashësi e përgjithshme e rezervuarit (m) 350
Vendburimi Gorisht – Kocul
Ky vendburim ndodhet rreth 20 km në lindje të qytetit të Vlorës. Vendburimi i Gorisht – Koculit u zbulua në vitin 1965. Ky vendburim ndodhet në vargun Selenicë – Amantia të brezit të Kurveleshit. Ky vendburim përbëhet nga dy ondulime, të mbihypura mbi njëri-tjetrin, të emërtuara Gorishti dhe Koculi. Këto dy ondulime kanë një disnivel hipsometrik midis tyre dhe përshkohen nga një prishje tektonike. Shtratimi është i tipit masiv kulmor, me ujra fundor aktiv. Sipërfaqia produktive është reduktuar nga 9.66 km2 që ishte në fillim në 4.5 km2 aktualisht, dhe kati naftëmbajtës është reduktuar nga 800 m në 100 m. Distancat midis puseve në zonën qëndrore të vendburimit janë reduktuar nga 150-200 m në rreth 100 m.
Karakteristikat kryesore të rezervuarit:
– Formacioni Gëlqerorë
– Rezervat Gjeologjike (ton) 30 500 000
– Rezervat fillestar te nxjerrshme (ton) 14 674 087
– Nafta e nxjerrë (ton) deri më 01.01.2018 12 084 298.6
– Rezervat e nxjerrshme të mbetura (ton) deri më 01.01.2018 2 589 788.4
– Tipi i fludit Naftë
– Tipi i naftës Asfaltik – aromatik
– Densiteti (0 API) 13 – 23
– Viskoziteti 200 C (Cp) 2000
– Presioni fillestar i rezervuarit (atm) 120
– Përmbajtja e Squfurit (%) 3.16 – 6.3
– Temperatura (0 C) 32 – 38
– Përshkushmëria e gëlqerorëve (MD) 300
– Kripshmëria e ujrave të gëlqerorëve të rezervuarit (mg/l) 28 000 – 58 000
– Trashësia e përgjithshme e rezervuarit (m) 350 – 450
Vendburimi Cakran – Mollaj
Ky vendburim ndodhet 6 km në perëndim të qytetit të Ballshit. Vendburimi i gazkondesatit Cakran – Mollaj u zbulua në vitin 1977. Struktura e saj është një brahiantiklinal që shtrihet në drejtimin juglindje-veriperëndim. Pjesa lindore e kësaj strukture është më pak e pjerrët se pjesa perëndimore, e cila më në lindje formon krahun perëndimor të sinklinalit ndarës me linjën Ballsh – Patos – Verbas. Krahu perëndimor i kësaj strukture komplikohet nga një prishje tektonike. Vendburimi Cakran – Mollaj ndodhet në brezin e Kurveleshit dhe i përket moshës Kretak – Paleogen. Fillimisht ishte një vendburim gazkondesat, por fontanimi i pusit Cakran – 37, solli përkeqësimin e performancës së shtratimit. Gjatë kësaj kohe (3 vjet) kontakti i naftës u zhvendos nga thellësia 3 600 m në 2 800 m. Pas vënies në kontroll të fontanës, presioni i shtratimit u rrit nga 180 atm. në 360 atm. Nafta e vendburimit Cakran – Mollaj është e lehtë, squfurore dhe asfaltike. Shtratimi është i tipit masiv kulmor, me ujra fundor aktiv.
Në shtratimin Cakran – Mollaj një ndikim të madh në mekanizmin e nxjerrjes së naftës ka luajtur edhe kapela gazore.
Distancat fillestare të puseve ishin 600 m, por rrjeti aktual i puseve është më i dendur dhe distanca aktuale ndërmjet puseve është 300 m.
Karakteristikat kryesore të rezervuarit:
– Formacioni Gëlqerorë
– Rezervat Gjeologjike (ton) 16 127 983
– Rezervat fillestar të nxjerrshme (ton) 8 144 469
– Nafta e nxjerrë (ton) deri më 01.01.2018 4 320 238.9
– Rezervat e nxjerrshme të mbetura (ton) deri më 01.01.2018 3 824 230.1
– Tipi i fluidit Naftë
– Tipi i naftës Gjysëm aromatike deri parafinike
– Densiteti (0 API) 11.5 – 37
– Viskoziteti 200 C (Cp) 10 – 30
– Presioni fillestar i rezeruarit (atm) 368
– Përmbajtja e Squfurit (%) 3.16 – 6.3
– Temperatura (0 C) 68
– Përshkushmëria e gëlqerorëve (MD) 2 – 600
– Kripshmëria e ujrave të gëlqerorëve të rezervuarit (mg/l) 30 000 – 50 000
– Trashësia e përgjithshme e rezervuarit (m) 400 – 800
Vendburimi i Amonicës
Ky vendburim ndodhet 30 km në lindje të qytetit të Vlorës. Vendburimi i Amonicës është zbuluar në vitin 1980. Ky vendburim ndodhet në vargun Selenicë – Amantia të brezit të Kurveleshit. Depozitimet e këtij shtratimi përbëhen nga gëlqerorë të Kretakut të sipërm deri Eocen dhe nga ato terrigjene të Oligocenit të poshtëm e Langhian – Serravalianit. Shtratimi i Amonicës ka formën një brahiantiklinali me drejtim juglindje – veriperëndim. Shtratimi është i tipit masiv kulmor, me ujra aktiv fundor.
Karakteristikat kryesore të rezervuarit:
– Formacioni Gëlqerorë
– Rezervat Gjeologjike (ton) 2 835 849
– Rezervat fillestar të nxjerrshme (ton) 1 503 000
– Nafta e nxjerrë (ton) deri më 01.01.2018 717 065.2
– Rezervat e nxjerrshme të mbetura (ton) deri më 01.01.2018 785 934.8
– Tipi i fluidit Naftë
– Tipi i naftës Asfalto aromatike – gjysëm aromatike
– Densiteti (0 API) 14.5 – 22
– Viskoziteti 200 C (Cp) 150 – 2300
– Presioni fillestar i rezeruarit (atm) 241
– Përmbajtja e Squfurit (%) 4
– Temperatura (0 C) 35 – 52
– Përshkushmëria e gëlqerorëve (MD) 20 – 150
– Kripshmëria e ujrave të gëlqerorëve të rezervuarit (mg/l) 10 000 – 45 000
– Trashësia e përgjithshme e rezervuarit (m) deri më 200
Vendburimi i Delvinës
Vendburimi gazkondesat i Delvinës është zbulimi më i fundit në gëlqerorë në Shqipëri konkretizuar me pusin Delvina-12 në vitin 1989. Struktura e Delvinës me rezervuar karbonatik shtrihet pothuaj në qendër të brezit antiklinal të Kurveleshit, nën mbihypjen e Malit të gjerë.
Ajo përfaqëson një strukturë antiklinale karbonatike të Kretak – Eocenit të mbuluar nga flishi. Ndryshe nga vendburimet e tjera karbonatike ajo maskohet totalisht nga një mbulim dytësor të shkëputjes mbihypëse të një strukture të madhe të eroduar e shoqëruar me diapirizëm evaporitik përgjatë planit të shkëputjes.
Dy nga katër puset e shpuara deri më tani në këtë vendburim, janë produktiv. Ata janë puset Delvina – 4 dhe Delvina – 12, prej të cilëve prodhimi fillestar i tyre ka qënë respektivisht rreth 5 000 dhe 28 000 metra kub gaz në ditë, si dhe 1 dhe 8 metra kub kondensat në ditë. Shtratimi është i tipit masiv kulmor, me regjim natyror volumetrik.
Rezervuari përbëhet nga tre pako litologjike (1 – Gëlqerorë argjilor të Eocenit, 2 – Gëlqerorë kokrrizor të Paleocenit, 3 – ndërthurje te Gëlqerorit argjilor dhe Gëlqerorëve kokrrizor me gëlqerorët coprizor të Kretakut të Sipërm), me trashësi respektive prej 200 m, 100 m dhe 350 m.
Karakteristikat kryesore të rezervuarit:
– Formacioni Gëlqerorë
– Rezervat Gjeologjike (ton) 335 000
– Rezervat fillestar të nxjerrshme (ton) 134 000
– Nxjerrja e naftës (ton) deri më 01.01.2018 19 228.1
– Rezervat e nxjerrshme të mbetura (ton) deri më 01.01.2018 114 771.9
– Tipi i fluidit Naftë
– Tipi i naftës Gaz kondesat, brez nafte
– Densiteti (0 API) 23.5 – 260
– Densiteti i Kondsatit 200 C (0 API) 62.5
– Presioni fillestar i rezeruarit (atm) 439
– Përmbajtja e Squfurit (%) 0.3 – 0.5
– Temperatura (0 C) 35 – 36
– Përshkushmëria e gëlqerorëve (MD) 0.1 – 0.2
– Kripshmëria e ujit të gëlqerorëve të rezervuarit (mg/l) 60 000
– Trashësitë e përgjithshme të rezervuarit (m) 500 – 600
– CH4 (%) 85
– C2H6 (%) 4
– N2 (%) 1
– CO2 (%) 0.2
– Pporoziteti mesatar (%) 3 – 5
– Raporti korent gas/kondensate (Nm3/Ton) 2460