Prodhimi maksimal i naftës në Shqipëri është realizuar në vitin 1974 me 2. 250. 000 ton naftë /vit (ose 6165 ton naftë/ditë e barabartë me 38. 408 fuçi/ditë). Sasia e gazit, vlerat më të larta, i ka pasur në vitin 1982 me 940.000.000 Nm3 gaz/vit (ose 2 575 342 Nm3 gaz/ditë).
Në këto vite më shumë se 25.000 persona punonin në industrinë e naftës. Rreth 2.800 specialistë të artë dhe të mesëm punonin në 34 ndërmarrje.
Deri në fund të vitit 2013, janë zbuluar dhe vënë në shfrytëzim 3 vendburime nafte në shtresa ranore dhe 9 vendburime naftë në gëlqerore. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë zbuluar edhe 4 vendburime gazi natyror në shtresa ranore dhe 1 vendburim gazi kondensat në shtresë gëlqerore. Së fundmi kompania SHELL ka zbuluar vendburim të ri në objektin e gëlqerorëve dhe po vazhdon punën për konturimin e plotë.
Prodhimi i Albpetrol
Në fillim të vitit 2017, bazuar në urdhrin e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Albpetrol sh.a ka rimarrë vendburimet e naftës Cakran-Mollaj dhe Gorisht-Kocul nga kompania Transatlantic Albania si dhe vendburimin e Amonicës nga kompania Phoenix Petroleum.
Aktualisht prodhimi i Albpetrol vjen nga pesë Qendra:
Vendburimi Patos
Vendburimi Ballsh
Vendburimi Kuçovë
Vendburimi Cakran-Mollaj
Vendburimi Gorisht-Kocul
Vendburimi Amonicë
Në vitin 2017 Albpetrol sh.a ka rritur ndjeshëm prodhimin e naftës nga rreth 51.000 ton që ishte në vitin 2016, në më shumë se 93.000 ton në vitin 2017. Për vitin 2018 është parashikuar që prodhimi i naftës nga shoqëria Albpetrol sh.a të arrijë në shifrën e 106.000 ton.
Tabelë prodhimi sipas qendrave:
Vendburimi Ballsh | 18935 Ton naftë |
Vendburimi Patos | 7539 Ton naftë |
Vendburimi Kuçovë | 20033.0 Ton naftë |
Vendburimi Cakran-Mollaj | 12001 Ton naftë |
Vendburimi Gorisht-Kocul | 29997.4 Ton naftë |
Vendburimi Amonicë | 4366.5 Ton naftë |