Ligji nr. Nr.7746, datĂ« 28.7.1993 “PĂ«r hidrokarburet” i ndryshuar;
Rregullore “PĂ«r Procedurat e Miratimit tĂ« MarrĂ«veshjeve Hidrokarbure dhe LiçencĂ« e MarrĂ«veshjeve”, miratuar nga Ministria e EkonomisĂ«, TregtisĂ« dhe EnergjetikĂ«s;
Ligji nr. 10081 datĂ« 23.02.2009 “PĂ«r Liçencat, Autorizimet dhe Lejet nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«”.
MarrĂ«veshja hidrokarbure duhet tĂ« kalojĂ« nĂ« kĂ«to hapa procedurale pĂ«r t’u miratuar:
Subjektet e interesuara paraqesin pranë AKBN (në rastin e zonave që administrohen nga AKBN) ose Albpetrol-it (në rastin e zonave që administrohen nga Albpetroli) një aplikim për të hyrë në Marrëveshje Hidrokarbure;
AKBN ose Albpetrol, brenda 15 ditëve nga marrja e aplikimit, i paraqet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë (MEI) dokumentacionin e nevojshëm dhe kërkesën për miratimin e fillimit të negocimeve. MEI jep aprovimin ose jo për fillimin e negociatave brenda 10 ditëve nga marrja e propozimit nga AKBN ose Albpetrol.
Në rast miratimi nga MEI të kërkesës, përfaqësuesit e AKBN apo Albpetrol fillojnë negocimin me subjektin e interesuar për Termat dhe Kushtet Kryesore të Marrëveshjes Hidrokarbure. Pasi bien dakort, dokumenti nënshkruhet nga të dy palët dhe i përcillet Ministrisë për miratim brenda 10 ditëve nga data e nënshkrimit.
MEI jep miratimin ose refuzimin e saj për Termat dhe Kushtet Kryesore të Marrëveshjes brenda 10 ditëve nga marrja e dokumentit të nënshkruar të Termave dhe kushteve kryesore të Marrëveshjes.
Në rastin e miratimit te Termave dhe Kushteve kryesore të Marrëveshjes Hidrokarbure, AKBN ose Albpetrol, fillojnë negocimet brenda 30 ditëve nga marrja e miratimit për Termat dhe Kushtet Kryesore të Marrëveshjes Hidrokarbure.
AKBN ose Albpetrol i përcjellë Ministrisë për miratim draftin përfundimtar të Marrëveshjes Hidrokarbure brënda 15 ditëve nga data e firmosjes së tij, në çdo faqe nga palët. Kur drafti çohet për oponencë, atëherë rinegocimi dhe rishikimi i draftit bëhen brenda 20 ditëve nga data e marrjes së oponencës.
Drafti i nënshkruar nga palët, mund të dërgohet nga MEI për oponencë si dhe për rishikim nga ana fiskale dhe ligjore, përkatësisht në Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Drejtësisë.
Rinegocimi dhe rishikimi i draftit në vijim të oponencës dhe opinioneve që mund të kenë nga ana fiskale dhe ligjore ministritë përkatëse kryhet brenda 20 ditëve nga marrja e oponencës dhe opinioneve, dhe pasi është rënë dakord për rinegocimin dhe rishikimin dërgohet në MEI brenda 10 ditëve.
MEI nënshkruan Marrëveshjen Hidrokarbure brenda 10 ditëve nga marrja e marrëveshjes së rinegociuar, në rastin e zonave të administruara nga AKBN, dhe më pas e dërgon për miratim përfundimtar në Këshillin e Ministrave.
MEI jep miratimin për nënshkrimin e Marrëveshjes Hidrokarbure brenda 10 ditëve nga marrja e marrëveshjes së rinegociuar, në rastin e zonave të administruara nga Albpetrol, dhe më pas e dërgon për miratim përfundimtar në Këshillin e Ministrave.
LiçensĂ« MarrĂ«veshja duhet tĂ« kalojĂ« nĂ« hapat e mĂ«poshtme pĂ«r t’u miratuar.
Albpetrol paraqet, brenda 10 ditĂ«ve nga miratimi nga MEI i  Termave dhe Kushteve Kryesore tĂ« MarrĂ«veshjes Hidrokarbure, pranĂ« AKBN kĂ«rkesĂ«n pĂ«r t’u pajisur me LicencĂ« MarrĂ«veshje;
AKBN përgatit brënda 30 ditëve dhe i dërgon Albpetrol-it draftin e Licencë Marrëveshjes i cili diskutohet mes Albpetrol-it dhe AKBN për një periudhë kohore 50 ditësh.
Drafti përfundimtar, i nënshkruar në çdo faqe, paraqitet brenda 10 ditëve në MEI për miratim dhe nënshkrim.
MEI brenda 10 ditëve nënshkruan apo kërkon bërjen e ndryshimeve. Në rast të ndryshimeve, këto duhet të kryhen brenda 30 ditëve dhe drafti i rishikuar i Licencë Marrëveshjes riparaqitet për nënshkrim.
Liçencë Marrëveshja nënshkruhet nga Ministri dhe Albpetrol brenda 10 ditësh nga data e miratimit të Marrëveshjes Hidrokarbure nga Ministri.