Albpetrol sh.a kontrollon pjesën më të madhe të vendburimeve dhe depozitave të naftës në Shqipëri. Duke filluar nga viti 2004, në territorin e Republikës së Shqipërisë veprojnë 5 kompani, të cilat kanë nënshkruar Marrëveshje Hidrokarbure më Albpetrol sh.a. Ndërkohë një “jointventure” e krijuar nga Petromanas dhe Royal Dutch Shell ka lejen për kërkim në zonën e Shpiragut, Berat.
Kompanitë:
Sherwood International Petroleum Ltd
Phoenix Petroleum sh.a
Vendburimet | Marreveshjet Hidrokarbure |
Vendburimi – Patos Marinza | Albpetrol sh.a & Bankers Petroleum Ltd. Miratuar ngaKëshilli i Ministrave, Nr. iVendimi 477, datë 16.7.2004 |
Vendburimi i Kuçovës | Albpetrol sh.a & Sherwood International Petroleum Ltd. ( degë e Bankers Petroleum Ltd.) Miratuar nga Keshilli i Ministrave, Nr. 686 i Vendimit, datë 19.10.2007 |
Vendburimi i Cakran – Mollaj | Albpetrol sh.a & Stream Oil & Gas Limited. Miratuar ngaKeshilli i Ministrave, Nr. 509, datë 8.8.2007 |
Vendburimi i Ballsh- Hekal | Albpetrol sh.a & Stream Oil & Gas Limited. Miratuar nga Këshilli i Ministrave, Nr. 509, datë 8.8.2007 |
Vendburimi i Gorisht – Kocul | Albpetrol sh.a & Stream Oil & Gas Limited. Miratuar nga Këshilli i Ministrave, Nr. 509, datë 8.8.2007 |
Blloku i Delvinës | Albpetrol sh.a & Stream Oil & Gas Limited |
Albpetrol sh.a & Stream Oil & Gas Limited. Miratuar nga Këshilli i Ministrave, Nr. 509, datë 8.8.2007 | |
Vendburimi i Visokës | Albpetrol sh.a & IEC Visoka Inc (Transoil grup sh.a). Miratuar nga Këshilli i Ministrave. Nr. 90 i Vendimit, datë 27-1-2009 |
Phoenix Petroleum sh.a | Albpetrol sh.a & Phoenix Petroleum sh.a.Miratuar nga Këshilli i Ministrave në datë 16.08.2013 |
Marrëveshjet Hidrokarbure lejojnë palët e treta të kryejnë operacione hidrokarbure në zonat e sipërcituara. Bazuar në këto marrëveshje, e drejta e shoqërisë Albpetrol sh.a për të kryer operacione Hidrokarbure është e kufizuar , por ndërkohë shoqërisë i njihen disa të drejta të rëndësishme.
Bankers Petroleum Albania
Bankers Petroleum është investitori i huaj më i madh në Shqipëri në fushën e naftës në Shqipëri. Bazuar në marrëveshjen e liçencës të nënshkruar me AKBN-në dhe Marrëveshjen Hidrokarbure me Albpetrol sh.a, Bankers Petroleum operon dhe ka të drejta të plota zhvillimi në zonën e Patos-Marinzës dhe Kuçovës për 25 vjet. Patos-Marinza është edhe zona më e madhe naftëmbajtëse në Europën Kontinentale. Parashikohet që në zonën e Patos-Marinzës gjenden rreth 5.4 miliardë fuçi nafte. Zona e Kuçovës parashikohet të ketë 297 milionë fuçi nafte.
Bankers Petroleum zotëron liçencën 7 vjecare të eksplorimit për zonën e quajtur “Blloku F”, një vazhdim i zonës së Patos-Marinzës, e cila ka edhe perspektivën e gazit natyror.
Kohëzgjatja e Marrëveshjeve Hidrokarbure
Bankers Petroleum Albania Ltd. (1 Marrëveshjeve Hidrokarbure)
Data e hyrjes në fuqi: 16.07.2004
Periudha e Vlerësimit: 18+6 muaj nga Data Efektive
Periudha e Zhvillimit dhe Prodhimit: 25+5 vjet nga Data Efektive
Sherwood International Petroleum Ltd. (1 Marrëveshje Hidrokarbure)
Data e hyrjes në fuqi: 19.10.2007
Periudha e Vlerësimit: 39 muaj nga Data e hyrjes në fuqi
Periudha e Zhvillimit dhe Prodhimit: 25+5
Transoilgroup sh.a. (1 Marrëveshje Hidrokarbure)
Data e hyrjes në fuqi: 27.01.2009
Periudha e Vlerësimit: 18+6 muaj nga Data Efektive
Periudha e Zhvillimit dhe Prodhimit: 25+5 vjet nga Data Efektive
Stream Oil & Gas Limited (4 Marrëveshje Hidrokarbure)
Data e hyrjes në fuqi: 08.08.2007
Periudha e Vlerësimit: 18+6 muaj nga Data Efektive
Periudha e Zhvillimit dhe Prodhimit: 25+5 vjet nga Data Efektive
Phoenix Petroleum sh.a. (9 Marrëveshje Hidrokarbure)
Data e hyrjes në fuqi: 16.08.2013
Periudha e Vlerësimit: 18+6 muaj nga Data Efektive
Periudha e Zhvillimit dhe Prodhimit: 25+5 vjet nga Data Efektive
Shënim: Marreveshja “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Amonicës” mbyllet më datë 17 Maj, 2014.
Emanuelle Adriatic Energy Ltd. (offshore, 1 Marrëveshje Hidrokarbure)
Data e hyrjes në fuqi: 06.06.2012
Periudha e Kërkimit:
Faza I: 2.5 vjet + 180 ditë nga Data Efektive
Faza II: 2.5 vjet + 180 ditë nga Data Efektive
Faza II: 2 vjet + 180 ditë nga Data Efektive
Periudha e Vlerësimit: Periudhë x e përcaktuar në varësi të disa rrethanave + 6 muaj nga Data Efektive
Periudha e Zhvillimit dhe Prodhimit: 25+5 vjet nga Data Efektiv
Royal Dutch Shell dhe Petromanas
Dy shoqëritë kanë njoftuar se testimet e kryera në zonën e Shpiragut (Berat) kanë dhënë rezultate shumë pozitive. Për këtë arsye po kryhen operacionet e kërkimit në një pus të tretë në zonën e Mulishtit. Në rast se operacionet rezultojnë me sukses, rezervat naftëmbajtëse të Shqipërisë mund të dyfishohen. Royal Dutch Shell zotëron 75% të aksioneve dhe ka statusin e investitorit ndërsa Petromanas zotëron 25% të aksioneve dhe ka statusin e operatorit.