Kategori: Informacione

Baza ligjore

Ligji nr. Nr.7746, datë 28.7.1993 “Për hidrokarburet” i ndryshuar;

Rregullore “Për Procedurat e Miratimit të Marrëveshjeve Hidrokarbure dhe Liçencë e Marrëveshjeve”, miratuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;

Ligji nr. 10081 datë 23.02.2009 “Për Liçencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë”.

Marrëveshja hidrokarbure duhet të kalojë në këto hapa procedurale për t’u miratuar:

Subjektet e interesuara paraqesin pranë AKBN (në rastin e zonave që administrohen nga AKBN) ose Albpetrol-it (në rastin e zonave që administrohen nga Albpetroli) një aplikim për të hyrë në Marrëveshje Hidrokarbure;
AKBN ose Albpetrol, brenda 15 ditëve nga marrja e aplikimit, i paraqet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë (MEI) dokumentacionin e nevojshëm dhe kërkesën për miratimin e fillimit të negocimeve. MEI jep aprovimin ose jo për fillimin e negociatave brenda 10 ditëve nga marrja e propozimit nga AKBN ose Albpetrol.

Në rast miratimi nga MEI të kërkesës, përfaqësuesit e AKBN apo Albpetrol fillojnë negocimin me subjektin e interesuar për Termat dhe Kushtet Kryesore të Marrëveshjes Hidrokarbure. Pasi bien dakort, dokumenti nënshkruhet nga të dy palët dhe i përcillet Ministrisë për miratim brenda 10 ditëve nga data e nënshkrimit.

MEI jep miratimin ose refuzimin e saj për Termat dhe Kushtet Kryesore të Marrëveshjes brenda 10 ditëve nga marrja e dokumentit të nënshkruar të Termave dhe kushteve kryesore të Marrëveshjes.

Në rastin e miratimit te Termave dhe Kushteve kryesore të Marrëveshjes Hidrokarbure, AKBN ose Albpetrol, fillojnë negocimet brenda 30 ditëve nga marrja e miratimit për Termat dhe Kushtet Kryesore të Marrëveshjes Hidrokarbure.

AKBN ose Albpetrol i përcjellë Ministrisë për miratim draftin përfundimtar të Marrëveshjes Hidrokarbure brënda 15 ditëve nga data e firmosjes së tij, në çdo faqe nga palët. Kur drafti çohet për oponencë, atëherë rinegocimi dhe rishikimi i draftit bëhen brenda 20 ditëve nga data e marrjes së oponencës.

Drafti i nënshkruar nga palët, mund të dërgohet nga MEI për oponencë si dhe për rishikim nga ana fiskale dhe ligjore, përkatësisht në Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Rinegocimi dhe rishikimi i draftit në vijim të oponencës dhe opinioneve që mund të kenë nga ana fiskale dhe ligjore ministritë përkatëse kryhet brenda 20 ditëve nga marrja e oponencës dhe opinioneve, dhe pasi është rënë dakord për rinegocimin dhe rishikimin dërgohet në MEI brenda 10 ditëve.

MEI nënshkruan Marrëveshjen Hidrokarbure brenda 10 ditëve nga marrja e marrëveshjes së rinegociuar, në rastin e zonave të administruara nga AKBN, dhe më pas e dërgon për miratim përfundimtar në Këshillin e Ministrave.

MEI jep miratimin për nënshkrimin e Marrëveshjes Hidrokarbure brenda 10 ditëve nga marrja e marrëveshjes së rinegociuar, në rastin e zonave të administruara nga Albpetrol, dhe më pas e dërgon për miratim përfundimtar në Këshillin e Ministrave.

 

Liçensë Marrëveshja duhet të kalojë në hapat e mëposhtme për t’u miratuar.

Albpetrol paraqet, brenda 10 ditëve nga miratimi nga MEI i  Termave dhe Kushteve Kryesore të Marrëveshjes Hidrokarbure, pranë AKBN kërkesën për t’u pajisur me Licencë Marrëveshje;

AKBN përgatit brënda 30 ditëve dhe i dërgon Albpetrol-it draftin e Licencë Marrëveshjes i cili diskutohet mes Albpetrol-it dhe AKBN për një periudhë kohore 50 ditësh.

Drafti përfundimtar, i nënshkruar në çdo faqe, paraqitet brenda 10 ditëve në MEI për miratim dhe nënshkrim.

MEI brenda 10 ditëve nënshkruan apo kërkon bërjen e ndryshimeve. Në rast të ndryshimeve, këto duhet të kryhen brenda 30 ditëve dhe drafti i rishikuar i Licencë Marrëveshjes riparaqitet për nënshkrim.

Liçencë Marrëveshja nënshkruhet nga Ministri dhe Albpetrol brenda 10 ditësh nga data e miratimit të Marrëveshjes Hidrokarbure nga Ministri.

 

Kompanitë

Albpetrol sh.a kontrollon pjesën më të madhe të vendburimeve dhe depozitave të naftës në Shqipëri. Duke filluar nga viti 2004, në territorin e Republikës së Shqipërisë veprojnë 5 kompani, të cilat kanë nënshkruar Marrëveshje Hidrokarbure më Albpetrol sh.a. Ndërkohë një “jointventure” e krijuar nga Petromanas dhe Royal Dutch Shell ka lejen për kërkim në zonën e Shpiragut, Berat.

Kompanitë:

Bankers Petroleum Albania Ltd

Sherwood International Petroleum Ltd

Transoilgroup sh.a

Stream Oil & Gas Limited

Phoenix Petroleum sh.a

 

Vendburimet Marreveshjet Hidrokarbure
Vendburimi – Patos Marinza Albpetrol sh.a & Bankers Petroleum Ltd. Miratuar ngaKëshilli i Ministrave, Nr. iVendimi 477, datë 16.7.2004
Vendburimi i Kuçovës Albpetrol sh.a & Sherwood International Petroleum Ltd. ( degë e Bankers Petroleum Ltd.) Miratuar nga Keshilli i Ministrave, Nr. 686 i Vendimit, datë 19.10.2007
Vendburimi i Cakran – Mollaj Albpetrol sh.a & Stream Oil & Gas Limited. Miratuar ngaKeshilli i Ministrave, Nr. 509, datë 8.8.2007
Vendburimi i Ballsh- Hekal Albpetrol sh.a & Stream Oil & Gas Limited. Miratuar nga Këshilli i Ministrave, Nr. 509, datë 8.8.2007
Vendburimi i Gorisht – Kocul Albpetrol sh.a & Stream Oil & Gas Limited. Miratuar nga Këshilli i Ministrave, Nr. 509, datë 8.8.2007
Blloku i Delvinës Albpetrol sh.a & Stream Oil & Gas Limited
Albpetrol sh.a & Stream Oil & Gas Limited. Miratuar nga Këshilli i Ministrave, Nr. 509, datë 8.8.2007
Vendburimi i Visokës Albpetrol sh.a & IEC Visoka Inc (Transoil grup sh.a). Miratuar nga Këshilli i Ministrave. Nr. 90 i Vendimit, datë 27-1-2009
Phoenix Petroleum sh.a Albpetrol sh.a & Phoenix Petroleum sh.a.Miratuar nga Këshilli i Ministrave në datë 16.08.2013

 

Marrëveshjet Hidrokarbure lejojnë palët e treta të kryejnë operacione hidrokarbure në zonat e sipërcituara. Bazuar në këto marrëveshje, e drejta e shoqërisë Albpetrol sh.a për të kryer operacione Hidrokarbure është e kufizuar , por ndërkohë shoqërisë i njihen disa të drejta të rëndësishme.

Bankers Petroleum Albania

Bankers Petroleum është investitori i huaj më i madh në Shqipëri në fushën e naftës në Shqipëri. Bazuar në marrëveshjen e liçencës të nënshkruar me AKBN-në dhe Marrëveshjen Hidrokarbure me Albpetrol sh.a, Bankers Petroleum operon dhe ka të drejta të plota zhvillimi në zonën e Patos-Marinzës dhe Kuçovës për 25 vjet. Patos-Marinza është edhe zona më e madhe naftëmbajtëse në Europën Kontinentale. Parashikohet që në zonën e Patos-Marinzës gjenden rreth 5.4 miliardë fuçi nafte. Zona e Kuçovës parashikohet të ketë 297 milionë fuçi nafte.

Bankers Petroleum zotëron liçencën 7 vjecare të eksplorimit për zonën e quajtur “Blloku F”, një vazhdim i zonës së Patos-Marinzës, e cila ka edhe perspektivën e gazit natyror.

Kohëzgjatja e Marrëveshjeve Hidrokarbure

Bankers Petroleum Albania Ltd. (1 Marrëveshjeve Hidrokarbure)

Data e hyrjes në fuqi: 16.07.2004

Periudha e Vlerësimit: 18+6 muaj nga Data Efektive

Periudha e Zhvillimit dhe Prodhimit: 25+5 vjet nga Data Efektive

 

Sherwood International Petroleum Ltd. (1 Marrëveshje Hidrokarbure)

Data e hyrjes në fuqi: 19.10.2007

Periudha e Vlerësimit: 39 muaj nga Data e hyrjes në fuqi

Periudha e Zhvillimit dhe Prodhimit: 25+5

 

Transoilgroup sh.a. (1 Marrëveshje Hidrokarbure)

Data e hyrjes në fuqi: 27.01.2009

Periudha e Vlerësimit: 18+6 muaj nga Data Efektive

Periudha e Zhvillimit dhe Prodhimit: 25+5 vjet nga Data Efektive

 

Stream Oil & Gas Limited (4 Marrëveshje Hidrokarbure)

Data e hyrjes në fuqi: 08.08.2007

Periudha e Vlerësimit: 18+6 muaj nga Data Efektive

Periudha e Zhvillimit dhe Prodhimit: 25+5 vjet nga Data Efektive

 

Phoenix Petroleum sh.a. (9 Marrëveshje Hidrokarbure)

Data e hyrjes në fuqi: 16.08.2013

Periudha e Vlerësimit: 18+6 muaj nga Data Efektive

Periudha e Zhvillimit dhe Prodhimit: 25+5 vjet nga Data Efektive

Shënim: Marreveshja “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Amonicës” mbyllet më datë 17 Maj, 2014.

 

Emanuelle Adriatic Energy Ltd. (offshore, 1 Marrëveshje Hidrokarbure)

Data e hyrjes në fuqi: 06.06.2012

Periudha e Kërkimit:

Faza I: 2.5 vjet + 180 ditë nga Data Efektive

Faza II: 2.5 vjet + 180 ditë nga Data Efektive

Faza II: 2 vjet + 180 ditë nga Data Efektive

Periudha e Vlerësimit: Periudhë x e përcaktuar në varësi të disa rrethanave + 6 muaj nga Data Efektive

Periudha e Zhvillimit dhe Prodhimit: 25+5 vjet nga Data Efektiv

 

Royal Dutch Shell dhe Petromanas

Dy shoqëritë kanë njoftuar se testimet e kryera në zonën e Shpiragut (Berat) kanë dhënë rezultate shumë pozitive. Për këtë arsye po kryhen operacionet e kërkimit në një pus të tretë në zonën e Mulishtit. Në rast se operacionet rezultojnë me sukses, rezervat naftëmbajtëse të Shqipërisë mund të dyfishohen. Royal Dutch Shell zotëron 75% të aksioneve dhe ka statusin e investitorit ndërsa Petromanas zotëron 25% të aksioneve dhe ka statusin e operatorit.

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol