Kategori: Lajme dhe njoftime

NJOFTIM PËR MEDIA

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur me vëmendje të veçantë zhvillimet në shoqërinë “Albpetrol sh.a.”, e cila prej kohësh ka nisur një proces të thellë ristrukturimi, me synimin e nxjerrjes së kompanisë nga një gjendje problematike financiare.

Ky proces është zhvilluar prej disa muajsh, në dialog të ngushtë me Sindikatën e re të Naftëtarëve, duke dakordësuar të gjitha kushtet e trajtimit të punonjësve që do të prekeshin nga ky ristrukturim.

Situata është bërë edhe më e vështirë për shkak të kushteve të reja, të krijuara nga masat parandaluese ndaj pandemisë së COVID-19, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, me një ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e naftës, i cili ka arritur vlerën më të ulët prej dekadash.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në vlerësim të kësaj situate, në dialog edhe me përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve, ka pezulluar procesin e ristrukturimit si dhe i ka rekomanduar shoqërisë një rregullim të brendshëm të nivelit të pagave.

Si rezultat i kësaj ndërhyrjeje është bërë e mundur që:

  • Punonjësit e terrenit, të cilët kontribuojnë për prodhimin, pra naftëtarët dhe specialistët e tjerë, do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtat të drejta në pagë.
  • Asnjë punonjës i Albpetrol të mos humbasë vendin e punës deri në përfundim të situatës së pandemisë së COVID-19.
  • Pezullohet procesi i ristrukturimit dhe të gjithë punonjësit e njoftuar më parë për ndërprerje të marrëdhënieve të punës do të paguhen me pagën e luftës deri në përfundim të periudhës së pandemisë së COVID-19.
  • Reduktimi i pagës deri në 60% është bërë vetëm për administratën e shoqërisë, e cila ka pasur një nivel të lartë page.

MIE do të vijojë të ndjekë me vëmendje ristrukturimin dhe forcimin e shoqërisë Albpetrol si dhe kujdesin social për punonjësit e saj. Ndërkohë në bashkëpunim me stafin drejtues të Albpetrol kemi dhënë zgjidhje imediate për depozitimin e naftës, pasi çmimi aktual i brendit nuk lejon tregëtimin e produktit, si rrjedhojë prodhimi do të vazhdojë pa ndërprerje.

Njoftimi për anulimin e ankandit “Shitje nafte brut, sasia 117 639 ton

Autoriteti shitës, Albpetrol sh.a njofton anulimin e procedurës të ankandit “Procedurë e hapur”, me objekt “Shitje nafte brut, sasia 117 639 ton”, zhvilluar më datë 08.04.2020, ora 11.00, pranë ambienteve të MIE, për mungesë konkurrence, pasi nuk u paraqit asnjë ofertë, bazuar kjo në pikën 15, të urdhrit Nr. 83, datë 10.02.2012 “Për rregullat dhe procedurat e shitjes të produkteve hidrokarbure”, i ndryshuar.

Ankand për shitjen e naftës brut nga Shoqëria Albpetrol sh.a

NJOFTIMI I ANKANDIT

Autoriteti Shitës: “Albpetrol” Sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7.

2. Data e zhvillimit të ankandit: 08.04.2020, ora 11:00.

3. Lloji i Procedurës të ankandit: “Procedure e hapur”.

4. Objekti i Shitjes: Shitje nafte brut, sasia 117 639 ton.

5. Afati i evadimit: 300 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.

6. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Shitje e naftës brut, sasia 117 639 ton.

Klikoni më poshtë për të shkarkuar dokumentat përkatës:

Njoftimi i ankandit

DSA Shitje nafte Brut

Auction Announcement

Covid-19, të tregojmë kujdes dhe përgjegjshmëri

Albpetrol sh.a ka marrë masat e para për të minimizuar rreziqet potenciale që mund të vijnë nga Covid-19. Në të gjitha qendrat e punës ka nisur procesi i dezinfektimit të përditshëm. Ekipet e Albpetrol po kryejnë dezinfektime me klor të lëngshëm të ambienteve sanitare dhe ambienteve të tjera. Ndërkohë në ambientet e punës janë afishuar masat që duhet të marrin për të parandaluar përhapjen e virusit.

Nuk është momenti të frikësohemi, por të tregojmë kujdes dhe përgjegjshmëri.

 

Praktikat e punës dhe punësimi, Albpetrol sh.a marrëveshje me UPT

Albpetrol sh.a dhe Universiteti Politeknik i Tiranës nënshkruan sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit, e cila i hap rrugë zhvillimit të praktikave profesionale të studentëve të Gjeologji Minierave në shoqërinë shtetërore të naftës. Marrëveshja u nënshkrua nga Administratorja e Albpetrol sh.a, Znj. Eriola Muka dhe Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Andrea Maliqari. Nënshkrimi i marrëveshjes është vetëm hapi i parë, përmes të cilit Albpetrol sh.a u jep mundësi studentëve të zhvillojnë praktikat profesionale në industrinë e naftës, por edhe një mundësi konkrete punësimi në përfundim të praktikave.

Marrëveshja do të vijojë me rritjen e bashkëpunimit për krijimin në të ardhmen të një bërthame teknicienësh për çështje të ndryshme tekniko-shkencore që mund t’i shërbejnë si shoqërisë publike të naftës, ashtu edhe Universitetit.

Ankand për shitjen e naftës brut nga Shoqëria Albpetrol sh.a

                

NJOFTIMI I ANKANDIT

1. Autoriteti Shitës: Albpetrol Sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7.

2. Data e zhvillimit të ankandit: 06.02.2020, ora 11:00.

3. Lloji i Procedurës të ankandit: “Procedure e hapur”.

4. Objekti i Shitjes: Shitje nafte brut, sasia 31 000 ton.

5. Afati i evadimit: 90 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.

6. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Shitje e naftës brut, sasia 31 000 ton.

 

Klikoni më poshtë për të shkarkuar dokumentat përkatës:

7. DSA Shitje nafte Brut 31 000 ton date 29.01.2020

2. Njoftimi i ankandit-31 000 ton

Auction Announcement -31 000 ton

                            

                                       

Festat e fundvitit, Balluku në Fier: Nga 1 janari rrisim me 18% pagat e naftëtarëve

Viti 2020 do t’i gjejë punonjësit e Albpetrol sh.a me më shumë të ardhura për familjet e tyre. Duke filluar nga 1 Janari, punonjësit naftëtarë do të përfitojnë një rritje page, mesatarisht 18 përqind.

Lajmi i mirë ju dha punonjësve dhe familjeve të tyre nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë festës të Vitit të Ri të organizuar për fëmijët e naftëtarëve nga Fieri, Patosi, Mallakastra, Roskoveci, Kuçova, Selenica etj. Në këtë ceremoni ministrja shoqërohej nga Administratorja e Albpetrol, Eriola Muka,

“Festat e fund vitit janë momente festive për të gjithë dhe ata që gëzojnë më shumë janë fëmijët. Për këtë arsye, – tha ministrja Balluku- duhet treguar vëmendje që gjithkush të ketë mundësi të gëzojë në këtë fund vit”.

Ministrja vlerësoi gjithashtu sakrificën e naftëtarëve, duke sjellë në vëmendje faktin se punojnë në një sektor me mjaft vështirësi.

“Unë jam shumë e lumtur sot që takoj fëmijët e naftëtarëve, të cilët janë nga punëtorët më të dalluar dhe kanë qenë në të gjitha kohërat. Janë njerëz që impenjohen shumë, puna është e vështirë, besoj që mami dhe babi ju kanë treguar gjithmonë sesa e vështirë është të punosh në fushën e naftës, por ata ja dalin gjithmonë me sukses. Kemi dhe një lajm të mirë për ta, që të gjithë naftëtarëve ne kemi vendosur t’ju rrisim edhe pagën, por më pas këto do t’i bisedoj Erjola me prindërit tuaj”, u shpreh ministrja Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me administratoren e Albpetrol, kanë shpërndarë dhurata për të gjithë fëmijët duke krijuar momente festive.  Fëmijët festuan me babagjyshin e Vitit të Ri dhe personazhet e tyre të preferuara dhe u argëtuan me dhuratat e shumta e përgatitura enkas për ta.

Albpetrol ndodhet në procesin e një reformimi të thellë. Strategjia e re për këtë reformimin bazohet në disiplinimin e kësaj ndërmarrje me synim rritjen e efikasitetit. I gjithë personeli prej 1800 punonjësish po kalon në një sitë të imët për të vlerësuar dobinë dhe përgjegjësinë që secili ka dhe sjell në ndërmarrje, duke larguar nga organika e fryrë personat të cilët nuk kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve prodhuese të kompanisë. Edhe prodhimi është nën fokus të plotë të këtij procesi reformues dhe vetëm në tre muajt e fundit tetor – dhjetor kemi një rekuperim prej  1500 – 1600 ton gjithsej, me një bazë ditore shtesë 21 ton/ditë.

E gjitha kjo ka sjell mundësinë për të vlerësuar drejtë ata naftëtarë të cilët kryejnë detyrën dhe janë në konformitet me kontratën e punës. Kjo rritje e konsiderueshme page, synon nxitjen e mëtejshme të kësaj ndërmarrje për të arritur sa më parë objektivat e vendosura nga MIE në sektorin e hidrokarbureve për vitin e ri 2020.

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol