Shoqëria Albpetrol sh.a njofton shpalljet e dy fushave të gazit të lira në Shqipëri, të cilat janë nën administrimin e Albpetrol.

Çdo palë e interesuar mund të aplikojë për fushat e lira të gazit si më poshtë:

  • Fusha e Povelçës
  • Fusha e Frakullës

Çdo palë e interesuar të hyjë në Marrëveshje Hidrokarbure me shoqërinë Albpetrol sh.a për fushat e mësipërme, duhet të dorëzojë zyrtarisht me postë Formularin e Aplikimit dhe dokumentet e tjera, sipas pëshkrimit në Formularin e Aplikimit.

Formulari i Aplikimit dhe dokumentet shoqëruese duhet të jenë origjinale, të firmosura dhe vulosura në çdo faqe nga palët e interesuara dhe duhet të përmbajnë vulën zyrtare të shoqërisë.

 Formulari i Aplikimit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dorëzohen veçmas për secilën fushë të lirë në adresën: Albpetrol sh.a, Rr. Nacionale Fier-Patos, Km.7, Patos, Shqipëri.

Dorëzimi i Formularit të Aplikimit dhe dokumenteve shoqëruese do të konsiderohet si një shprehje zyrtare interesi nga subjekti aplikues.

Aplikimet duhet të dorëzohen zyrtarisht në Albpetrol jo më vonë se data 5 Mars 2021, ora 15:00 (ora lokale). Aplikimet e mbërritura pas afatit zyrtar nuk do të pranohen.

Çdo palë e interesuar për të marrë Paketën me të Dhënat Teknike të fushave të mësipërme nga Albpetrol sh.a duhet të paraqesë një kërkesë zyrtare me email tek personi i kontaktit i caktuar për këtë çështje, Z. Arqile Piperi, me adresë elektronike: arqile.piperi@albpetrol.al

Ju lutem kini parasysh se Paketa me të Dhënat Teknike për këto fusha të lira është subjekt i një pagese prej 6500 $ (TVSH e përfshirë). Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni me Z. Arqile Piperi.

Blerja e Paketës me të Dhënat Teknike është një parakusht i detyrueshëm për palët e interesuara. Mos zbatimi i këtij kushti do të sjellë skualifikimin e aplikimit.

1. Urdhër Nr.317, dt.30.10.2020 për fillimin e procedurave për lidhjen e M-H për vb. Povelçë e Frakull – 6266 – 06.11.2020

2.Urdhëri i Ministrit nr. 246.2 12.03.2018 per Rregulloren procedurave te MH_compressed

4.Formular aplikimi – anglisht

5.Formular aplikimi – Shqip

6. Albanian map and Frakulla & Povelça Gasfields

NON DISCLOSURE DECLARATION_ data package_ english

Non-Disclosure Declaration_albanian