Në kuadër të bashkepunimit për zhvillimin e Vendburimit të Delvinës u organizua Konferenca Shkencore me pjesëmarrjen e Kompanisë Delvina Gas Kompani e cila administron vendburimin e Delvinës,shoqërisë Albpetrol sh.a,Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë,AKBN dhe Specialistë të shquar nga fusha Akademike.

Qëllimi i kësaj konference është ballafaqimi i studimeve,ideve dhe punës konkrete që është bërë në këtë vendburim,me qëllim zhvillimin sa më optimal të këtij vendburimi.

Fillimisht u vizitua vendburimi ku kompania DGC zhvillon aktivitetin e saj, ku u panë nga afër investimet e kryera dhe u prezantuan shkurtimisht nga DGC projektet e tyre në vazhdim.

Specialistet nga fusha e Industrisë së naftës dhe gazit hodhen ide dhe sugjerime per zhvillimin e vendburimit të Delvinës si dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve.

Ne konferencën që u mbajt më pas inxhinierat e rinj të dy kompanive morën një eksperiencë të vyer trajnuese nëpërmjet studimet dhe problematikat që u paraqitën aty nga profesore dhe specialistë të degjuar në Industrinë e Naftës dhe Gazit Shqiptar.

Konfereca pati një paraqitje të detajuar të ndertimit gjeologjik,ecurisë së vendburimit në kohë si dhe gjendjes aktuale të tij.

Gjithashtu fokusi kryesor ishte paraqitja e projekteve ambicioze nga Delvina Gas Company për zhvillimin e vendburimit.

Fryma bashkëpunuese midis shoqërisë shtërore Albpetrol sh.a që ka pronësi Vendburimin e Delvinës dhe Kompanisë DGC e cila e administron dhe zhvillon këtë vendburim do të sjell një zhvillim dhe investime të shumta në këtë vendburim.