Blog

Mbledhja e Komitetit Këshillimor (ACM # 34) mbi Programin e Punës dhe Buxhetin e vitit 2021 të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania” Ltd”

U mbajt Mbledhja e Komitetit Këshillimor (“ACM # 34”) midis shoqërisë Albpetrol sh.a dhe “Bankers Petroleum Albania” Ltdku u shqyrtua Programi i Punës dhe Buxheti i kompanisë Bankers Petroleum Albania Ltd për zhvillimin e Vendburimit Patos-Marinëz gjatë vitit 2021.

Në versionin final të PP&B 2021 të paraqitur nga BPAL u përfshi varianti me investime që kryesisht konsistonin në Shpimin e Puseve të Rinj , nëse konjukturat e tregut hidrokarbur do të jenë të favorshme.

Programi i prezantuar nga BPAL dhe i përmirësuar në sajë të ndërhyrjeve teknike të specialistëve të Albpetrol sh.a përfshin rritjen e prodhimit të naftës nga 600,000 ton ( sipas versionit të mëparshëm ) në 670,000 ton në vit.

Një risi tjetër e këtij PP&B është një shtesë investimi lidhur me reabilitimin e Gropave Ekologjike. Janë ndërmarrë hapa nga ana e BPAL për rritjen e kapaciteteve përpunuese të Mbetjeve Hidrokarbure.

Duke u reflektuar këto ndryshime sa më sipër në Programin e Punës dhe Buxhetin e Kompanisë “Bankers Petroleum Albania”Ltd”, Albpetrol sh.a dha miratimin në parim lidhur me këtë Program Pune dhe Buxhet , si dhe shprehu angazhimin për monitorimin dhe zbatimin e treguesve të paraqitur në këtë Program.

Shqyrtohet Programi i Punës dhe Buxheti i kompanisë “Sherwood International Petroleum” Ltd” për vitin 2021

U vazhdua nga palët me mbajtjen e Mbledhjes së Komitetit Këshillimor (“ACM # 20”) midis Albpetrol sh.a dhe “Sherwood International Petroleum” Ltd” ku mbas shqyrtimit të Programit u ra dakort për të patur një hapësirë kohe, që Sherwood në bashkëpunim me Specialistë të fushës së Naftës Shqiptare me mbajtje te konferencave ,këshillimeve dhe analizave teknike të detajuara për vendburimin e Kuçovës.të vijnë me një Program të përmirësuar për zhvillimin e vendburimit.

Kjo vjen si ide e një bashkëpunimi më të afërt midis Albpetrol sh.a dhe kompanive kontraktore që operojnë në vendburimet tona për të shfrytëzuar me metodat më të mira bashkëkohore këto vendburime.

Njoftimi për anulimin e ankandit “Shitje nafte brut, sasia 158 201 ton

Autoriteti shitës, Albpetrol sh.a njofton anulimin e procedurës të ankandit “Procedurë e hapur”, me objekt “Shitje nafte brut, sasia 158 201 ton”, zhvilluar më datë 27.01.2021, ora 11.00, pranë ambienteve të MIE, për mungesë konkurrence, pasi nuk u paraqit asnjë ofertë, bazuar kjo në pikën 15, të urdhrit Nr. 83, datë 10.02.2012 “Për rregullat dhe procedurat e shitjes të produkteve hidrokarbure”, i ndryshuar.

Ankand për shitjen e naftës brut nga Shoqëria Albpetrol sh.a

NJOFTIMI I ANKANDIT
1. Autoriteti Shitës: Albpetrol Sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7.

2. Data e zhvillimit të ankandit: 20.01.2021, ora 11:00.

3. Lloji i Procedurës të ankandit: Procedure e hapur.

4. Objekti i Shitjes: Shitje naftë brut, sasia 158 201 ton.

5. Afati i evadimit: 8(tetë) muaj nga data e fillimit te evadimit.

6. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Shitje e naftës brut, sasia 158 201 ton.

Klikoni më poshtë për të shkarkuar dokumentat përkatës:

Njoftimi i ankandit-158 201 ton – Shqip

DSA Shitje nafte Brut 158 201 ton

Auction Announcement – English

Shtojce ne DSA-Shitje nafte brut sasia 158 201 ton

Njoftime për vende vakante pune

Shoqëria Albpetrol sh.a, shoqëri me pronësi publike, kërkon të punësojë  kandidate profesioniste për vende të ndryshme pune sipas listës së mëposhtme.

Më poshtë do të mund të gjeni listën e aplikimeve nga ku mund të shkarkoni dokumentin përkatës:

Njoftim Punesimi Ekonomist i Q.P.N.Gorisht

Njoftim Punesimi Jurist i Q.P.N.Gorisht

Njoftim Punesimi Specialist per dokumentimin e Fondit Gjeolog te QPN Gorisht

Njoftim Punesimi Specialist Prodhimi ne QPN Gorisht

Ftesë për Shprehje Interesi

Shoqëria Albpetrol sh.a njofton shpalljet e dy fushave të gazit të lira në Shqipëri, të cilat janë nën administrimin e Albpetrol.

Çdo palë e interesuar mund të aplikojë për fushat e lira të gazit si më poshtë:

  • Fusha e Povelçës
  • Fusha e Frakullës

Çdo palë e interesuar të hyjë në Marrëveshje Hidrokarbure me shoqërinë Albpetrol sh.a për fushat e mësipërme, duhet të dorëzojë zyrtarisht me postë Formularin e Aplikimit dhe dokumentet e tjera, sipas pëshkrimit në Formularin e Aplikimit.

Formulari i Aplikimit dhe dokumentet shoqëruese duhet të jenë origjinale, të firmosura dhe vulosura në çdo faqe nga palët e interesuara dhe duhet të përmbajnë vulën zyrtare të shoqërisë.

 Formulari i Aplikimit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dorëzohen veçmas për secilën fushë të lirë në adresën: Albpetrol sh.a, Rr. Nacionale Fier-Patos, Km.7, Patos, Shqipëri.

Dorëzimi i Formularit të Aplikimit dhe dokumenteve shoqëruese do të konsiderohet si një shprehje zyrtare interesi nga subjekti aplikues.

Aplikimet duhet të dorëzohen zyrtarisht në Albpetrol jo më vonë se data 5 Mars 2021, ora 15:00 (ora lokale). Aplikimet e mbërritura pas afatit zyrtar nuk do të pranohen.

Çdo palë e interesuar për të marrë Paketën me të Dhënat Teknike të fushave të mësipërme nga Albpetrol sh.a duhet të paraqesë një kërkesë zyrtare me email tek personi i kontaktit i caktuar për këtë çështje, Z. Arqile Piperi, me adresë elektronike: arqile.piperi@albpetrol.al

Ju lutem kini parasysh se Paketa me të Dhënat Teknike për këto fusha të lira është subjekt i një pagese prej 6500 $ (TVSH e përfshirë). Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni me Z. Arqile Piperi.

Blerja e Paketës me të Dhënat Teknike është një parakusht i detyrueshëm për palët e interesuara. Mos zbatimi i këtij kushti do të sjellë skualifikimin e aplikimit.

1. Urdhër Nr.317, dt.30.10.2020 për fillimin e procedurave për lidhjen e M-H për vb. Povelçë e Frakull – 6266 – 06.11.2020

2.Urdhëri i Ministrit nr. 246.2 12.03.2018 per Rregulloren procedurave te MH_compressed

4.Formular aplikimi – anglisht

5.Formular aplikimi – Shqip

6. Albanian map and Frakulla & Povelça Gasfields

NON DISCLOSURE DECLARATION_ data package_ english

Non-Disclosure Declaration_albanian

 

Njoftimi për anulimin e ankandit “Shitje nafte brut, sasia 20 000 ton”

Autoriteti shitës, Albpetrol sh.a njofton anulimin e procedurës të ankandit “Procedurë e hapur”, me objekt “Shitje nafte brut, sasia 20 000 ton”, zhvilluar më datë 03.11.2020, ora 11.00, pranë ambienteve të MIE, për mungesë konkurrence, pasi nuk u paraqit asnjë ofertë, bazuar kjo në pikën 15, të urdhrit Nr. 83, datë 10.02.2012 “Për rregullat dhe procedurat e shitjes të produkteve hidrokarbure”, i ndryshuar.

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2025 Albpetrol.