Category: Lajme dhe njoftime

SHPALLJE PËR PJESËMARRJE – PROGRAMI “PUNËSIMI I PROFESIONISTËVE TË RINJ NË SHOQËRINË “ALBPETROL “SH.A”, 2024

SHPALLJE PER PJESEMARRJE
NE PROGRAMIN “PUNESIMII PROFESIONISTEVE TE RINJ NE SHOQERINE “ALBPETROL” SH.A, 2024

Ne mbeshtetje te ligjit nr. 9901, date 14.04. 2008, “Per tregtaret dhe shoqerite tregtare”, te ndryshuar, nenit 18 te Statutit te Shoqerise “Albpetrol” Sh.A, Rregullores se Programit “Punesimi i profesionisteve te rinj ne shoqerine “Albpetrol” Sh.A” 2024, miratuar me vendimin nr. 8, date 02.05.2024, te Keshillit Mbikeqyres, “Per miratimin e Programit “Punesimi i Profesionisteve te Rinj ne shoqerine “Albpetrol” Sh.A, per vitin 2024”” (Programi i Punesimit), shoqeria “Albpetrol” Sh.A shpall aplikimet per pjesemarrje ne Programin e Punesimit, 2024, per profesionistet e rinj.

Programi i Punesimit, 2024, eshte i hapur per profesionistet e rinj te diplomuar ne programet e studimit:

Nr. Dega Specialiteti Kuotat
1 Inxhinieri Nafte / Nafte dhe Gazi / Nafte, Gazi dhe Uji; 17
2 Inxhinieri Gjeologjike / Gjeologji Inxhinierike dhe Hidroenergji
3 Inxhinieri Gjeoinformatike / Informatike 2
4 Ekonomi Finance / Kontabilitet 1

Afati per dorezimin e dokumentave per:

24.06.2024

KRITERET PER APLIKIM

Kandidatet duhet te plotesojne kriteret si vijon:

  1. Te kene perfunduar studimet ne 4 (kater) vitet e fundit ne programet e studimit te perfshira ne kete shpallje;
  2. Te zoterojne diplome te nivelit bachelor / master:

DOKUMENTACIONI, MENYRA DHE AFATI I DOREZIMIT

Kandidatet qe aplikojne duhet te dorezojne dokumentat si me poshte:

  • Jeteshkrim i plotesuar ne perputhje me dokumentin tip (Europass):
  • Fotokopje te diplomes (ne rastin e diplomes se nivelit master, te perfshihet edhe diploma e nivelit Bachelor). Per diplomat e marra jashte Republikes se Shqiperise te percillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  • Fotokopje te leternjoftimit (ID);
  • Vertetim te gjendjes shendetesore;
  • Vetedeklarim te gjendjes gjyqesore;
  • Çdo dokumentacion tjeter qe verteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtese, vleresimet pozitive apo te tjera te permendura ne jeteshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorezimi i te gjitha dokumenteve te cituara me siper, do te behen online, nepermjet adreses elektronike zyrtare te shoqerise “Albpetrol” Sh.A info@albpetrol.al

Aplikimi dhe dorezimi i dokumentave online duhet te behet brenda dates: 24.06.2024

SHPALLJA E REZULTATEVE DHE AFATET

Ne daten 26.6.2024, Shoqeria “Albpetrol” SH.A do te shpalle ne faqen zyrtare te internetit listen e kandidateve qe plotesojne kriteret e posaçme per pjesemarrje ne Programin e Punesimit.

Ne daten 28.06.2024, Shoqeria “Albpetrol” SH.A do te organizoje testimin me shkrim te kandidateve te kualifikuar ne fazen e vleresimit te dokumentacionit.

Testimi do te organizohet ne sallen e mbledhjeve te godines se administrates qendrore te shoqerise “Albpetrol” Sh.A, diten e premte, ora 11:00.

Testimi me shkrim dhe intervista me goje do te behen ne daten: 28.6.2024

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTESITE DHE CILESITE MBI TE CILAT DO TE ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatet do te testohen me shkrim ne lidhje me:

  • Njohurite e marra ne programin e studimit, per te cilin ka aplikuar, dhe ne praktikat mesimore e profesionale gjate studimeve;
  • Njohurite mbi ligjin 9901, date 14.04.2008, “Per tregtaret dhe shoqerite tregtare”, te ndryshuar,
  • Kodin e Punes ne Republiken e Shqiperise;

MENYRA E VLERESIMIT TE KANDIDATEVE

Kandidatet do te vleresohen ne lidhje me:

  • Vleresimin me shkrim, deri ne 40 pike;
  • Intervisten e strukturuar me goje qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmerite e tyre per karrieren, deri ne 40 pike;
  • Jeteshkrimin, qe konsiston ne vleresimin e arsimimit, te pervojes e te trajnimeve, te lidhura me fushen, deri ne 20 pike.Kandidatet gjate intervistes me goje do te vleresohen ne lidhje me:
    a – Njohurite, aftesite, kompetencen ne lidhje me pershkrimin e pozicionit te punes/profilin per te cilin kane aplikuar;
    b – Motivimin, aspiratat dhe pritshmerite e tyre per karrieren;

    DATA E DALJES SE REZULTATEVE TE KONKURIMIT DHE MENYRA E KOMUNIKIMIT 

    Ne daten 3.07.2024, Shoqeria “Albpetrol” SH.A do te shpalle ne faqen zyrtare te internetit listen e kandidateve fitues ne Programin e Punesimit. Te gjithe kandidatet pjesemarres ne kete procedure do te njoftohen individualisht ne menyre elektronike nga shoqeria “Albpetrol” Sh.A, per rezultatet (nepermjet adreses se e-mail).

    SHPALLJE – PROGRAMI I PUNËSIMIT TË PROFESIONISTËVE TË RINJ 2024

Pronat e lira ne Albpetrol

Albpetrol Sh. a njofton se ka në administrim prona të lira, të cilat jepen me qira.

Shoqëria “Albpetrol” Sh. a, bazuar në Vendimin nr. 54, të Këshillit të Ministrave, datë 05.02.2014, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore”, i ndryshuar, ju informon se ka në administrim prona të lira, të cilat jepen me qira, për subjekte dhe individ të ndryshëm, të cilët plotësojnë kriteret ligjore për lidhjen e kontratave të qirasë.

Të intersuarit mund të paraqesin kërkesën e tyre në adresën: Albpetrol Sh. A, Rr. Nacionale Fier-Patos, Km.7, Patos, Shqipëri.

Kliko ketu per te pare pronat e lira ne Albpetrol

Albpetrol Sh.a. Njoftimi i fituesit për ankandin e naftës

“ALBPETROL” SHA

FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT

 

[Data 17.07.2023]

Nga:  Albpetrol sha

Për BOE:

“Europetrol Durrës Albania” sha, me NUIS K24010212N, me adresë: Nj. Admin Nr. 2, Bulevardi “Zhan D’Ark”, Pallati 5, Shkalla 1, Apartamenti 1, Tiranë,

dhe

“R.B.H. Belinë” sha, me NUIS L22524401A, me adresë: Lagjja “Balldren”, Zona Kadastrale 1045, Nr. Pasurie (A), Elbasan.

* * *

Procedura e ankandit: Ankand i Hapur

Përshkrim i shkurtër i kontratës: [“Shitje nafte brut, sasia 105,691 ton”. Kohëzgjatja e kontratës është 12 (dymbëdhjetë) muaj nga data e fillimit të evadimit.]

Çmimi minimal i shitjes i llogaritur është:

Në kushtet FOB, 78.18 % e Çmimit Brent + K,

Në pikat e lëvrimit të “Albpetrol” sha, 78.18 % e Çmimit Brent – 3.65 USD/bbl + K.

Publikime të mëparshme (nëse zbatohet):

Faqet e internetit www.albpetrol.al, www.infrastruktura.gov.al, Gazetat kombëtare “Tema”, “Dita”, gazeta e botuar në gjuhën angleze “Albanian Daily News“,  [datat nga 30 qershor deri në 07 korrik 2023]

Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:

Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë: “Europetrol Durrës Albania” sha me NUIS K24010212N dhe “R.B.H. Belinë” sha me NUIS L22524401A, ka ofruar për këtë ankand çmimin:

Në pikat e lëvrimit të “Albpetrol” sha:

78.18 % e Çmimit Brent – 3.65 USD/bbl + K

K= 0.0105 USD/bbl

Nuk ka patur ofertues të skualifikuar.

* * *

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë BOE:

“Europetrol Durrës Albania” sha, me NUIS K24010212N, me adresë: Nj. Admin Nr. 2, Bulevardi “Zhan D’Ark”, Pallati 5, Shkalla 1, Apartamenti 1, Tiranë,

dhe

“R.B.H. Belinë” sha, me NUIS L22524401A, me adresë: Lagjja “Balldren”, Zona Kadastrale 1045, Nr. Pasurie (A), Elbasan.

se oferta e paraqitur, me një çmim/njësi prej:

Në pikat e lëvrimit të Albpetrol sh.a:

78.18 % e Çmimit Brent – 3.65 USD/bbl + K

K= 0.0105 USD/bbl (pa TVSH), është identifikuar si oferta e suksesshme.

Rrjedhimisht, jeni të lutur të paraqisni pranë shoqërisë “Albpetrol” sha, me adresë: Rr. Fier – Patos km 7, sigurimin e kontratës në vleren 444,245,882 (katërqind e dyzet e katër milion e dyqind e dyzet e pesë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e dy) lekë, në masën 10% të vlerës së përllogaritur të kontratës, siç parashikohet në dokumentat e ankandit, dhe të nënshkruani kontraten brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi.

Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës suaj dhe ankandi do të anullohet, siç parashikohet në pikën 16/b, të Urdhrit nr. 83, datë 10.02.2012, “Për rregullat dhe procedurat e shitjes së produkteve hidrokarbure”, i ndryshuar.

Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë 10.07.2023

Ankesa nuk ka patur.

Ankand për shitjen e naftës brut nga Shoqëria Albpetrol sh.a

NJOFTIMI I ANKANDIT

1. Autoriteti Shitës: Albpetrol Sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7

2. Data e zhvillimit të ankandit: 07.07.2023 ora 11:00

3. Lloji i Procedurës të ankandit: Procedurë e hapur

4. Objekti i Shitjes: Shitje nafte brut në sasinë 105,691 ton

5. Afati i evadimit: 12 (dymbëdhjetë) muaj nga data e fillimit të evadimit.

6. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Shitje e naftës brut, sasia 105,691 ton

Klikoni më poshtë për të shkarkuar dokumentat përkatës:

1. Njoftimi i ankandit

2. Auction Announcement

3. DSA Shitje nafte Brut 105,691 ton

Ftesë për Shprehje Interesi

Shoqëria Albpetrol SH. A njofton shpalljet e Bllokut te kerkimit në Shqipëri, i cili është nën administrimin e Albpetrol Sh. A.

Çdo palë e interesuar mund të aplikojë për Bllokun e lirë të Kërkimit si më poshtë:

  • Blloku i Velçës

Çdo palë e interesuar të hyjë në Marrëveshje Hidrokarbure me shoqërinë Albpetrol SH. A. për bllokun e mësipërm, duhet të dorëzojë zyrtarisht me postë Formularin e Aplikimit dhe dokumentet e tjera, sipas përshkrimit në Formularin e Aplikimit.

Formulari i Aplikimit dhe dokumentet shoqëruese duhet të jenë origjinale, të firmosura dhe vulosura në çdo faqe nga palët e interesuara dhe duhet të përmbajnë vulën zyrtare të shoqërisë.

Formulari i Aplikimit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dorëzohen në adresën: Albpetrol SH. A, Rr. Nacionale Fier-Patos, Km.7, Patos, Shqipëri.

Dorëzimi i Formularit të Aplikimit dhe dokumenteve shoqëruese do të konsiderohet si një shprehje zyrtare interesi nga subjekti aplikues.

Aplikimet duhet të dorëzohen zyrtarisht në Albpetrol SH.A. jo më vonë se data 15 Mars 2023, ora 15:30 (ora lokale). Aplikimet e mbërritura pas afatit zyrtar nuk do të pranohen.

Çdo palë e interesuar për të marrë Paketën me të Dhënat Teknike të fushave të mësipërme nga Albpetrol SH. A duhet të paraqesë një kërkesë zyrtare me email tek personi i kontaktit i caktuar për këtë çështje, Z. Arqile Piperi, me adresë elektronike: drejtoriteknik@gmail.com

Ju lutem kini parasysh se Paketa me të Dhënat Teknike për bllokun e lire të “Velçës” është subjekt me pagese. Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni me Z. Arqile Piperi.

Blerja e Paketës me të Dhënat Teknike është një parakusht i detyrueshëm për palët e interesuara. Mos zbatimi i këtij kushti do të sjellë skualifikimin e aplikimit.

 

3.Formular-Aplikimi-vendburimet-velce-final-English-12.12.2022

2.Formular-Aplikimi-vendburimet-velce-final-shqip12.12.2022

1. Urdher Nr.268, dt.11.11.20222 për fillimin e procedurave për lidhjen e M-H për Bllokun e Velçës

Albpetrol Sh.a. Njoftimi i fituesit për ankandin e naftës

ALBPETROL SHA PATOS

FORMULARI I NJOFTIMIT TE FITUESIT

[Data 26.05.2022]

Nga:  Albpetrol sha, Patos

Për: BOE “Euro Petrol Durrës Albania” sha me NUIS K24010212N me adresë: Njesia Nr. 2, Bulevardi Zhan D’ark, Pallati 5, Shkalla 1, Apartamenti 1, Tiranë dhe “R.B.H. Belinë” sha me NUIS L22524401A me adresë: Lagjja Balldren, Zone Kadastrale 1045, Nr Pasurie (A), Elbasan

* * *

Procedura e ankandit: Ankand i Hapur

Përshkrim i shkurtër i kontratës: [“Shitje nafte brut, sasia 120,000 ton”. Kohëzgjatja e kontratës është 12(dymbedhjete) muaj nga data e fillimit te evadimit.]

Cmimi minimal i shitjes i llogaritur eshte: Ne kushtet FOB 75.33 % e Çmimit Brent + K, ne pikat e levrimit te “Albpetrol” sha 75.33 % e Çmimit Brent – 3.36 USD/bbl + K.

Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Faqet e internetit www.albpetrol.al, www.infrastruktura.gov.al, Gazetat kombetare “Tema”, “Panorama”, gazeta e botuar ne gjuhen angleze “Albanian Daily News“,  [datat nga 30 Prill deri në 07 Maj 2022]

Njoftojmë se, kanë qenë pjesemarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:

Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Euro Petrol Durrës Albania” sha me NUIS K24010212N dhe “R.B.H. Belinë” sha me NUIS L22524401A ka ofruar për këtë ankand çmimin:

Në pikat e lëvrimit të Albpetrol sha:

75.33 % e Çmimit Brent – 3.36 USD/bbl + K

K= 0.0105 USD/bbl

Nuk ka patur ofertues të skualifikuar.

* * *

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë BOE “Euro Petrol Durrës Albania” sha me NUIS K24010212N me adresë: Njesia Nr. 2, Bulevardi Zhan D’ark, Pallati 5, Shkalla 1, Apartamenti 1, Tiranë dhe “R.B.H. Belinë” sha me NUIS L22524401A me adresë: Lagjja Balldren, Zone Kadastrale 1045, Nr Pasurie (A), Elbasan, se oferta e paraqitur, me një cmim/njesi prej:

Në pikat e lëvrimit të Albpetrol sha:

75.33 % e Çmimit Brent – 3.36 USD/bbl + K

K= 0.0105 USD/bbl (pa TVSH), është identifikuar si oferta e suksesshme.

Rrjedhimisht, jeni te lutur të paraqisni pranë Albpetrol sha, rruga Fier – Patos km 7, sigurimin e kontratës ne vleren 877,201,661 (tetëqind e shtatëdhjetë e shtatë milion e dyqind e një mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e një) Lekë, ne masen 10% te vleres se perllogaritur te kontrates, siç parashikohet në dokumentat e ankandit, dhe te nenshkruani kontraten brenda 15 (pesembedhjete) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi.

Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës suaj dhe ankandi do te anullohet, siç parashikohet në piken 16/b te Urdherit nr. 83 date 10.02.2012 “Per rregullat dhe procedurat e shitjes se produkteve hidrokarbure”, i ndryshuar.

Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë 20.05.2022.

Ankesa nuk ka patur.

Ankand për shitjen e naftës brut nga Shoqëria Albpetrol sh.a

NJOFTIMI I ANKANDIT

1. Autoriteti Shitës: Albpetrol Sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7.

2. Data e zhvillimit të ankandit: 10.05.2022, ora 11:00.

3. Lloji i Procedurës të ankandit: Procedure e hapur.

4. Objekti i Shitjes: Shitje nafte brut, sasia 120,000 ton.

5. Afati i evadimit: 12(dymbedhjete) muaj nga data e fillimit te evadimit.

6. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Shitje e naftës brut, sasia 120,000 ton.

Klikoni më poshtë për të shkarkuar dokumentat përkatës:

Auction Announcement (1)

DSA Shitje nafte Brut 120 000 ton (1)

Njoftimi i ankandit-Shitje nafte brut 120 000 ton

Njoftimi për anulimin e ankandit “Shitje nafte brut, sasia 40 194 ton”

Autoriteti shitës, Albpetrol sh.a njofton anulimin e procedurës të ankandit “Procedurë e hapur”, me objekt “Shitje nafte brut, sasia 40 194 ton”, zhvilluar më datë 29.12.2021, ora 11.00, pranë ambienteve të MIE, për arsye të mungesës së konkurencës, pasi nuk u paraqit asnjë ofertë, bazuar kjo në pikën 15, të urdherit Nr. 83, datë 10.02.2012 “Për rregullat dhe procedurat e shitjes të produkteve hidrokarbure”, i ndryshuar.

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2025 Albpetrol.