Kategori: Lajme dhe njoftime

Albpetrol sh.a bëhet pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës

Shoqëria Albpetrol sh.a është bërë sot pjesë e thirrjes së katërt të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, 2019 një iniciativë kjo e Qeverisë Shqiptare. Ky program synon të pajisë studentët që kanë përfunduar studimet e ciklit të parë “Bachelor” me një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike, personale dhe njohja me administratën publike e jo-publike.
Në takimin e zhvilluar në mjediset e Ministrisë të Arsimit, Sportit dhe Rinisë më datë 14 Shkurt 2019 morën pjesë përfaqësues të kompanive publike dhe private që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e hidrokarbureve; postë-telekomunikacionit; bankave; sigurimeve etj.

Në emër të shoqërisë publike Albpetrol sh.a, Administratori, Z. Kastriot Bejtaj nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit ku Albpetrol angazhohet në mbështetjen e profesionistëve të rinj për të kryer praktikat e punës 3-mujore pa pagesë, por dhe për t’i dhënë këtyre të rinjve mundësinë e punësimit në të ardhmen.
“Shoqëria Albpetrol sh.a e mirëpret nismën e Qeverisë Shqiptare që zhvillon për të katërtin vit radhazi të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Për vetë karakteristikat e punës në shoqërinë tonë, ne jemi nga shoqëritë që ofrojmë larminë më të madhe të vendeve të punës. Tek ne mund të punësohen profesionistë dhe të rinj nga pothuajse çdo fushë. Ne jemi të hapur dhe mirëpresim të gjithë të rinjtë që duan të afrohen në shoqërinë tonë pasi një nga synimet madhore që kemi, është edhe ripërtëritja e stafit me profesionistë të rinj. Për të gjithë studentët që duan të mësojnë dhe të punojnë në zonat naftëmbajtëse ne ofrojmë praktika profesionale për profesione të ndryshme si inxhinierë, financierë, juristë, informatikë dhe IT, kimistë, ekonomistë, etj. Ne kemi vetëm një kusht: Kualitetin e personave që aplikojnë. Kushdo që dëshiron të provojë vetën, e ka derën e hapur në Albpetrol sh.a, që sot”,- tha gjatë takimit Administratori i Albpetrol, Z. Kastriot Bejtaj.
Në përfundim të takimit u ra dakord që të shihet mundësia e rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional për përfshirjen më të madhe të profesionistëve të rinj në proceset e punës në Albpetrol sh.a.

Rikonstruktohen godinat e Grupeve të Prodhimit në Gorisht

Përmirësimi i kushteve të punës për punonjësit; Investimet për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës fizike për nxjerrjen, transportin, trajtimin dhe shitjen e naftës dhe gazit; dhe Investimet për rehabilitimin dhe mbrojtjen e mjedisit janë tre shtyllat kryesore të Programit të Zhvillimit të shoqërisë Albpetrol sh.a për vitin 2019. Në këtë kuadër, që në muajin Janar 2019, bazuar mbi planin e aktiviteteve të mbështetur në Kalendarin e Investimeve 2019, shoqëria Albpetrol ka nisur një sërë punimesh dhe riparimesh në qendra të ndryshme pune. Një pjesë e këtyre investimeve po kryhen nga vetë repartet e shoqërisë tonë, siç është rasti i rikonstruksionit të godinave të Grupeve të Prodhimit në Qendrën e Prodhimit të Naftës Gorisht.

Këto rikonstruksione janë të nevojshme për përmirësimin e kushteve të punës, por edhe për të përmirësuar situatën mjedisore në zonat ku Albpetrol sh.a ushtron veprimtari. Rikonstruktimet do të vazhdojnë përgjatë muajve të ardhshëm dhe një pjese e punimeve do të kryhen nga vetë repartet e ndërtimit të Albpetrol sh.a.

Zjarrfikësit e Albpetrol shuajnë zjarrin në Zharrëz, brenda 48 orëve bëhet rehabilitimi i zonës

Një zjarr i rënë pranë njërit prej puseve të fondit të ndalur të shoqërisë Albpetrol sh.a ka rrezikuar pusin dhe zonën përreth. Në sajë të ndërhyrjes së menjëhershme të repartit të Avari Shpëtuesve, brenda një ore, zjarri është shuar dhe situata është vendosur në kontroll. Ndërkohë brenda 48 orësh është bërë pastrimi i plotë i zonës dhe rehabilitimi i saj duke u kthyer siç ka qenë përpara zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.30 të 17 Janarit 2019 në afërsi të pusit 2702 në zonën e Zharrzës. Ky pus, prej shumë vitesh, është mbyllur dhe në të nuk kryen operacione hidrokarbure. Për arsye ende të panjohura, pranë këtij pusi është ndezur një vatër zjarri. Në orën 16.35 Reparti i Avari Shpëtuesve të Albpetrol ka mbërritur në vendin e zjarrit dhe zjarrfikësja ka mundur të vërë nën kontroll flakët. 9 punonjës të Albpetrol kanë arritur që brenda 60 minutash të shuajnë tërësisht zjarrin.

Më pas punonjësit e Albpetrol kanë bërë larjen dhe pastrimin e sheshit duke hedhur rreth 7.000 litra ujë dhe 200 litra shkumë zjarrfikëse. Kjo masë është marrë për të parandaluar ndonjë incident të ardhshëm.

Edhe pse fundjavë, gjatë ditës së shtunës punonjësit e Albpetrol sh.a kanë kryer pastrimin e zonës së prekur nga zjarri dhe izolimin e pusit. Ditën e diel punonjësit kanë bërë rehabilitimin e plotë të zonës duke u kthyer atë në gjendjen e mëparshme duke mos shkaktuar asnjë dëm mjedisor.

Pusi 2702 prej shumë vitesh klasifikohet si “Pus i Fondit të Ndalur” në të cilin nuk kryhet asnjë operacion hidrokarbur. Ai ndodhet në një zonë të pabanuar dhe nuk ka paraqitur asnjë lloj rreziku apo shqetësimi për komunitetin e Zharrzës.

Fëmijët e punonjësve të Albpetrol festojnë së bashku

Festat e fund vitit kanë kaluar në një atmosferë shumë festive në shoqërinë Albpetrol sh.a, e cila ka organizuar një festën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri për kategorinë që i gëzohet edhe më shumë festave, fëmijët e punonjësve tanë. Të ardhur nga të gjitha zonat naftëmbajtëse si Fieri, Patosi, Kuçova, Ballshi, Vlora, Gorishti, Divjaka etj, fëmijët janë mbledhur në një ambient të dekoruar enkas për ta.
Gjatë festës fëmijët luajtën dhe u argëtuan me Babagjyshin e Vitit të Ri dhe Elfët e tij ndihmës, por edhe me personazhet e tyre më të preferuar. Nën drejtimin e animatorëve ata kanë zhvilluar lojëra të shumta duke kaluar disa orë të këndshme në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Për të zbukuruar edhe më shumë festën, këtë vit, aktivitetit ju bashkuan edhe fëmijët e “Shtëpisë të Foshnjës Vlorë”, cila përfshin fëmijët jetimë të Fierit dhe Vlorës. Për rreth tre orë fëmijët janë argëtuar në shoqërinë e njëri-tjetrit; Babagjyshit të Vitit të Ri; Klounëve; Princeshave dhe plot personazhesh të tjera të dashur për ta. Në përfundim të festës, Babagjyshi shpërndau dhurata për të gjithë të pranishmit.
Atmosfera e festave dhe solidariteti me shtresat në nevojë nuk ka përfunduar me kaq. Edhe kartolinat me urimet e fund vitit u përzgjodhën enkas për të ndihmuar një shtresë në nevojë siç janë fëmijët e varfër. Për këtë u realizua një bashkëpunim me Fshatrat e Fëmijëve SOS. Punimi i kartolinave u krye nga vetë fëmijët e Fshatit SOS dhe me blerjen e kartolinave Albpetrol sh.a kontribuoi për këtë shtresë në nevojë.

 

Aksioni i pastrimit

Albpetrol sh.a merr pjesë në aksionin kombëtar “Të Pastrojmë Shqipërinë”

Punonjësit e shoqërisë Albpetrol sh.a i janë bashkuar më datë 23 nëntor 2018 aksionit kombëtar “Ta Pastrojmë Shqipërinë – 23 Nëntor 2018!” duke u angazhuar në pastrimin e mjedisit pranë qendrave të punës. Dhjetëra punonjës të shoqërisë si dhe disa mjete kanë kryer proceset e pastrimit në zonën e Fierit, Patosit, Roskovecit dhe Kuçovës. Mbeturinat e ndryshme janë dërguar në pikat zyrtare të mbledhjes së mbeturinave.

Aksioni Kombëtar “Të Pastrojmë Shqipërinë” zhvillohet për të disatin vit radhazi në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë Shqiptare, Pushtetin Vendor, Kompanitë e ndryshme dhe përfshirjen e vetë qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, studentëve, komunitetin e biznesit, Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, etj. Operacioni i pastrimit të Shqipërisë ka qëllimin e reduktimit të mbeturinave urbane, sensibilizimin e shoqërisë dhe institucioneve për problematikën e mbetjeve në vend dhe promovimin e një mjedisi të pastër dhe turizmi të qëndrueshëm.

 

[fusion_gallery image_ids=”1803,1799,1797,1796,1795″ layout=”” picture_size=”” columns=”” column_spacing=”10″ gallery_masonry_grid_ratio=”” gallery_masonry_width_double=”” hover_type=”” lightbox=”yes” lightbox_content=”” bordersize=”” bordercolor=”” border_radius=”” hide_on_mobile=”small-visibility,medium-visibility,large-visibility” class=”” id=””][/fusion_gallery]

Praktikat mësimore pranë profesionistëve të fushës

Shoqëria Albpetrol sh.a informon të gjithë studentët dhe personat që po kryejnë studimet pas universitare se mund të kryejnë Praktikat Mësimore pranë administratës qendrore apo qendrave të punës të shoqërisë tonë.

Albpetrol sh.a. është shoqëria shtetërore e naftës në Shqipëri e themeluar më 6 Prill të vitit 1999, e cila trashëgoi të gjitha asetet dhe vendburimet e naftës në Shqipëri. Selia qendrore e kompanisë ndodhet në qytetin e Patosit ndërsa qendrat e punës ndodhen në Fier, Ballsh, Kuçovë, Gorisht dhe Patos.

Praktikat mësimore pranë shoqërisë Albpetrol sh.a janë një mundësi e përkryer për të gjithë të rinjtë që po arsimohen në fushën e naftës, por jo vetëm. Përmes praktikave të punës të rinjtë do të marrin njohuri nga një staf i kualifikuar, do të mësojnë teknikat që përdoren, por ndërkohë do të mësohen edhe me ndjenjën e përgjegjësisë. Duke punuar ngushtësisht me ekipin drejtues të Albpetrol sh.a dhe specialistët më të mirë të fushave përkatëse, të rinjtë do të marrin një eksperiencë shumë të vlefshme që do t’u shërbejë më pas edhe për tregun e punës.

Praktika mësimore pranë Albpetrol sh.a është pa pagesë. Albpetrol ofron të ndihmojë praktikantët me dokumentet e nevojshme që vërtetojnë periudhën e praktikës, detyrat e ngarkuara, si dhe një vlerësim në fund të praktikës. Nëse periudha e praktikës njihet nga institucioni arsimor ku studioni apo jo, varet tërësisht nga ky institucion, por Albpetrol qëndron e gatshme t’ju ndihmojë për njohjen e kohës dhe punës suaj në shkëmbim të krediteve.

Për të rinjtë më të shkëlqyer shoqëria Albpetrol sh.a mund të ofrojë edhe mundësi punësimi pas përfundimit të studimeve.

 

Fushat ku mund të aplikoni:

Arsimi i lartë

Inxhinieri Nafte

Gjeologji

Inxhinieri Mekanike

Inxhinieri Elektrike

Inxhinieri Elektronike

Inxhinieri Mjedisi

Inxhinieri Ndërtimi

Kimisit

Informatike dhe IT

Juridik

Financë-Kontabilitet

Burimet njerëzore

Arshivist

Marrëdhënie me Publikun dhe Marketing

 

Arsimi i mesëm profesional

Elektroteknik

Instalime Elektrike

Hidraulik

Mekanik

Teknolog

 

Kualifikimet e nevojshme:

Arsimi (Të jenë aktualisht studentë apo të sapo të diplomuar)

Gjuha e huaj (Të dijë Anglisht)

Letra reference (Siç shpjegohet në formular)

CV

Letër motivimi përse aplikon (Siç shpjegohet në formular)

 

Formularin e plotësuar mund ta dërgoni në adresën: [email protected]

Kliko ketu për të shkarkuar formularin.

Njoftim Ankandi me Objekt Shitje Skrapi

  1. Autoriteti shites: Albpetrol sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7
  1. Data e zhvillimit te ankandit: 03/12/2018
  1. Lloji i Procedurës standarde te ankandit: Procedure e hapur
  1. Objekti i Shitjes: Shitje skrapi
  1. Përshkrim i shkurtër i objektit te shitjes: Shitje skrapi celiku i dale nga makineri dhe pajisje te nxjerra jashte perdorimit, ne administrim te Albpetrol sha, ne sasi totale 2 368 055 kg.
  1. Vlera fillestare: 48 030 405 (dyzet e tete milion e tridhjete mije e katerqind e pese) leke pa TVSH.
  1. Vendi i zhvillimit te ankandit: Albpetol Sha Patos, Salla e mbledhjeve , kati i II-të.
  1. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: Data 03.12.2018 ora 12:00.
  1. Informacion mbi dokumentet e ankandit:

Dokumentet e ankandit mund te terhiqen prane autoritetit shites: Albpetrol sha, Drejtoria e Prokurimeve, Kati i dyte, duke paraqitur nje kerkese me shkrim dhe mandatin e pageses ne banke te shumes prej 2,000 leke per terheqjen e dokumentave te ankandit.

Dokumentet standarde te ankandit përbehen nga:

  • Formulari i njoftimit;
  • Kërkesa për pjesëmarrje;
  • Formulari i ofertës;
  • Ftesa për oferte;
  • Formulari i njoftimit te fituesit;
  • Formulari i publikimit te njoftimit te fituesit;
  • Procesverbali/et i/e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave.
  1. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës ne kopje fizike, me poste ose dorazi, ne vendin e përcaktuar ne dokumentat e ankandit.

 

 

ADMINISTRATOR

 Kastriot BEJTAJ

Nxënësit e shkollës “Petro Sota” fillojnë praktikat mësimore pranë Albpetrol sh.a

Shoqëria Albpetrol sh.a filloi sot (26 Tetor 2018) një nisëm të re në shërbim të komunitetit lokal dhe shkollave të mesme profesionale të zonës duke hapur praktikat mësimore për nxënësit e shkollave të mesme profesionale. Sot, një grup me nxënës të shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” të qytetit të Fierit zhvilluan disa orë praktikë mësimore në Qendrën e Prodhimit të Naftës në Kuçovë dhe në Uzinën Mekanike.

Nxënësit e profileve të ndryshme panë nga afër praktikat dhe metodat e punës në industrinë e naftës. Gjatë vizitës në Uzinën Mekanike ata u njohën më konkretisht me disa nga proceset kryesore të punës.

Kjo praktikë mësimore do të vijë së shpejti edhe me Studentët e Fakulteteve, të cilët dëshirojnë të kryejnë praktikat mësimore pranë shoqërisë Albpetrol sh.a për degët Inxhinieri; Financë; IT; Burime Njerëzore; Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun etj.

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2025 Albpetrol.