Kategori: Lajme dhe njoftime

Albpetrol Sh.a. Njoftimi i fituesit për ankandin e naftës

ALBPETROL SHA PATOS

FORMULARI I NJOFTIMIT TE FITUESIT

[Data 21.05.2019]

Nga:  Albpetrol sha, Patos

Për: “Al Global Oil” sha, Tirane

* * *

Procedura e ankandit: Ankand i Hapur

Përshkrim i shkurtër i kontratës: [“Shitje nafte brut, sasia 75,101 ton”. Kohezgjatja e kontrates eshte 270 dite nga data e lidhjes se kontrates.]

Cmimi minimal i shitjes i llogaritur eshte: Ne kushtet FOB 75.27 % e Çmimit Brent + K, ne pikat e levrimit te “Albpetrol” sha 75.27 % e Çmimit Brent – 2.97 USD/bbl + K.

Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Gazetat kombetare “Tema”, “Panorama”, “Dita”, “Gazeta Shqiptare “, gazeta e botuar ne gjuhen angleze “Albanian Daily News“, faqet e internetit www.albpetrol.al, www.infrastruktura.gov.al  [datat nga 24 Prill deri ne 02 Maj 2019]

Njoftojme se, kane qene pjesemarres ne procedure keta ofertues me vlerat perkatese te ofruara:

  1. Operatori ekonomik “Tosk Energji” sha me NUIS L51817007A ka ofruar per kete ankand çmimin:

Ne pikat e levrimit te Albpetrol sha

75.27 % e Çmimit Brent – 2.97 USD/bbl + K

K=0.05 USD/bbl

  1. Operatori ekonomik “R.B.H Beline” sha me NUIS L22524401A ka ofruar per kete ankand çmimin:

Ne pikat e levrimit te Albpetrol sha

75.27 % e Çmimit Brent – 2.97 USD/bbl + K

K=0.15 USD/bbl

  1. Operatori ekonomik “Al Global Oil” sha me NUIS L62214509P ka ofruar per kete ankand çmimin:

Ne pikat e levrimit te Albpetrol sha

75.27 % e Çmimit Brent – 2.97 USD/bbl + K

K=0.105 USD/bbl

  1. Operatori ekonomik “Genklaudis” sha me NUIS K76911001E ka ofruar per kete ankand çmimin:

Ne pikat e levrimit te Albpetrol sha

75.27 % e Çmimit Brent – 2.97 USD/bbl + K

K=0.2 USD/bbl

Jane skualifikuar ofertuesit e meposhtem:

  • Operatori ekonomik “Tosk Energji” sha me NUIS L51817007A per arsyet e meposhteme:

Nga shqyrtimi dhe vleresimi i teresise se dokumentacionit te paraqitur nga subjekti “Tosk Energji” sha, si dhe nga verifikimi ligjor i informacionit/dokumentave, që i bashkëlidhen kesaj oferte, ky ofertues nuk permbush kriteret per kualifikim te percaktuara ne shtojcen 5, pika 2.2, germat “c” dhe “d”), te DSA-ve, rubrika “Kriteret e vecanta te kualifikimit.

  • Operatori ekonomik “R.B.H Beline” sha me NUIS L22524401A per arsyet e meposhteme:

Nga shqyrtimi dhe vleresimi i teresise se dokumentacionit te paraqitur nga subjekti “R.B.H Beline” sha, ky ofertues nuk permbush kriterin per kualifikim te percaktuar ne shtojcen 5, pika 2.2, germat “e”, te DSA-ve, rubrika “Kriteret e vecanta te kualifikimit.

  • Operatori ekonomik “Genklaudis” sha me NUIS K76911001E per arsyet e meposhteme:

Nga shqyrtimi dhe vleresimi i teresise se dokumentacionit te paraqitur nga subjekti “Genklaudis” sha, ky ofertues nuk permbush kriterin per kualifikim te percaktuar ne shtojcen 5, pika 2.2, germat “g”, te DSA-ve, rubrika “Kriteret e vecanta te kualifikimit.

* * *

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë ““Al Global Oil” sha me NUIS L62214509P, se oferta e paraqitur, me një cmim/njesi prej:

Ne pikat e levrimit te Albpetrol sha

75.27 % e Çmimit Brent – 2.97 USD/bbl + K

K=0.105 USD/bbl pa TVSH, është identifikuar si oferta e suksesshme.

Rrjedhimisht, jeni te lutur të paraqisni pranë Albpetrol sha, rruga Fier – Patos km 7, sigurimin e kontratës ne vleren 328,107,588 (treqind e njezete e tete milion e njeqind e shtate mije e peseqind e tetedhjete e tete) Leke, ne masen 10% te vleres se perllogaritur te kontrates, siç parashikohet në dokumentat e ankandit, dhe te nenshkruani kontraten brenda 15 (pesembedhjete) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi.

Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës suaj dhe ankandi do te anullohet, siç parashikohet në piken 16/b te Urdherit nr. 83 date 10.02.2012 “Per rregullat dhe procedurat e shitjes se produkteve hidrokarbure”, i ndryshuar.

Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë 09.05.2019.

Ka paraqitur ankese prane Autoritetit Shites operatori ekonomik “Tosk Energji” sha dhe ka marre pergjigje me date 20.05.2019. Ka paraqitur ankese prane Autoritetit Shites operatori ekonomik “R.B.H Beline” sha dhe ka marre pergjigje me date 20.05.2019. Ka paraqitur ankese prane Autoritetit Shites operatori ekonomik “Genklaudis” sha dhe ka marre pergjigje me date 20.05.2019.

Ministrja Balluku: Zbulohet naftë në vendburimin e Shpiragut

Drejtori i Përgjithshëm i Shell Upstream Albania, Rohan D’Souza: Rezultatet shumë premtuese. Administratori i Albpetrol, Dritan Spahiu: Zhvillim i rëndësishëm për industrinë e naftës dhe gazit në Shqipëri.

Ministrja Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shell Upstream Albania, Rohan D’Souza njoftuan ditën e hënë më datë 27 Maj 2019 zbulimin e sasive të konsiderueshme të naftës në Bllokun 2 dhe 3 në zonën Shpirag të Qarkut Berat. Ky është vendburimi i parë në naftës që është zbuluar në Shqipëri për më shumë se 30 vjet, që nga mesi i viteve 80’. Drejtuesit e Albpetrol sh.a, shoqërisë shtetërore të naftës në Shqipëri, morën pjesë në këtë ceremoni të rëndësishme për industrinë e naftës shqiptare.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se pas disa vitesh aktivitetit kërkues dhe vlerësues në Shqipëri, kompania Shell konfirmon potencialin e zbulimit të rëndësishëm të naftës në Bllokun 2 dhe 3 zona e Shpiragut, Qarku Berat. Kjo do të stimulojë punësimin, do të rrisë furnizimin me naftë të rafinerive vendase, do të inkurajojë krijimin e ekonomive të shkallës në sektorin e downstream dhe do të krijojë standarde më të larta të prodhimit në atë të sektorit upstream. Konfirmimi i këtij zbulimi të rëndësishëm të naftës së lehtë i hap rrugë investimeve të ardhshme në aktivitetet e kërkimit pasi është një tregues i pranisë së rezervave të pa eksploruara të hidrokarbureve deri më tash në Shqipëri”- tha Ministrja Balluku. Sipas saj, qeveria shqiptare është në kontakte të vazhdueshme edhe me kompani të tjera të mëdha dhe prestigjioze që kanë shfaqur interesin e tyre për ushtruar aktivitetin në vendin tonë për kërkim-zbulimi të naftës dhe të gazit dhe ashtu siç dukshëm, në këto momente zbulimi i SHELL do t’i nxisë këto kompani për të përshpejtuar gjithçka që ata kanë në planet e tyre për investimet në Shqipëri në të ardhmen.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Shell Upstream Albania, Rohan D’Souza pohoi se “Testimi disa ditor i pusit u krye sipas pritshmërive, me një prurje potenciale të disa mijëra fuçive naftë në ditë. Hapi tjetër në programin vlerësues është kryerja e një testimit vlerësues të gjatë në pusin Shpirag-4, pasuar nga shpimi vlerësues në pusin Shpirag-3. Paralelisht Shell planifikon të kryejë shpime pusesh të tjerë vlerësues brenda blloqeve që ka të drejta për të testuar potencialin e tyre”.

QPN Kuçovë realizon planin e prodhimit të naftës

Pas problemeve në muajt e parë të vitit, edhe QPN Kuçovë ka stabilizuar prodhimin e naftës dhe ka arritur programin

Rritja e prodhimit të naftës nga vetë shoqëria Albpetrol është synimi kryesor i kompanisë për vitin 2019. Pas problemeve gjatë muajve të parë të vitit, Qendrat kanë reaguar më së miri duke rritur prodhimin. Përveç Qendrës së Prodhimit të Naftës Gorisht, e cila arriti prodhimin e programuar, madje prodhoi edhe 60 ton naftë më shumë, tashmë edhe situata në Kuçovë është stabilizuar. Qendra e Prodhimit të Naftës Kuçovë ka arritur normën e parashikuar prej 1643 ton naftë në muaj. Në fillim të vitit kjo qendër rezultonte me 31 ton më pak. Brenda një kohe të shkurtër dy qendrat kryesore të prodhimit të Albpetrol sh.a kanë stabilizuar situatën dhe kanë tejkaluar problemet që patën në muaj te parë të vitit.

Albpetrol sh.a ka parashikuar disa ndërhyrje urgjente në QPN Kuçovë, të cilat pritet të ndikojnë drejt për drejtë në prodhimin e naftës duke përmirësuar rezultatin. Gjatë këtij viti të gjitha investimet e Albpetrol sh.a do të fokusohen tek rritja e prodhimit nga vetë kompania dhe rikuperimi i borxheve që i kanë kompanitë partnere, gjë e cila pritet të rezultojë në të ardhura më të mira për shtetin shqiptar.

QPN Gorisht tejkalon prodhimin e naftës me 60 Ton

Rritja e naftës bruto të prodhuar nga vetë kompania është objektivi kryesor i shoqërisë Albpetrol sh.a për vitin 2019. Me urdhër të administratorit  të ri të shoqërisë, të emëruar në Mars 2019, të gjitha përpjekjet e shoqërisë janë fokusuar vetëm në kryerjen e veprimtarisë që ka si synim të drejt për drejtë rritjen e prodhimit të naftës. Edhe investimet e shoqërisë janë fokusuar në arritjen e këtij objektivi madhor, i cili gjatë vitit 2018 nuk arriti të realizojë objektivin e miratuar.

Rezultatet e para kanë ardhur në Qendrën e Prodhimit të Naftës Gorisht, ku muaji Prill 2019 ka njohur një rritje prodhimi në masën 60 ton në krahasim me sasinë e programuar. QPN Gorisht përfshin vendburimet e Gorisht-Koculit; Amonicës dhe Karbunarës. Peshën kryesore në këtë vendburim e mban Gorisht-Koculi ku për muajin Prill 2019 janë prodhuar 2.883 ton naftë. Në total QPN Gorisht, sipas programit të muajit Prill, duhet të prodhonte 3.300 ton naftë dhe ka arritur të prodhojë 3.360 ton naftë. Në tre muaj te parë të vitit prodhimi i naftës në këtë ndërmarrje ka rezultuar ndjeshëm më poshtë se programimi, duke krijuar një deficit prej 326 ton naftë, të cilat pritet të rikuperohen gjatë muajve në vijim.

Gjatë analizës së punës të QPN Gorisht rezulton se merita për rritjen e prodhimit të naftës është eliminimi në kohë i defekteve dhe koha efektive e vënies në punë të puseve të naftës.

Reparti i Zjarrfikësve të Albpetrol shuan zjarrin në Patos

Reparti i zjarrfikësve të shoqërisë Albpetrol sh.a është vendosur të hënën paradite në shërbim të banorëve të zonës së Patosit, të cilët rrezikoheshin nga zjarri. Sipërfaqe të tëra kullotash dhe ullishte rrezikoheshin nga zjarri, i cili mund të përparonte edhe pranë disa banesave në zonën e “Ofiçinës së Vjetër” në Patos. Në pamundësi për të përballuar flakët e zjarrit, shërbimi i zjarrfikësve të Patosit ka kërkuar ndihmën e Albpetrol sh.a.

Reparti Special i Avari Shpëtuesve të Albpetrol sh.a, edhe pse ishte ditë pushimi zyrtar, është mobilizuar menjëherë dhe brenda pak minutash ka shkuar në vendin e ngjarjes. Një zjarrfikëse; një autobot dhe disa mjete të tjera Albpetrol sh.a janë vënë në shërbim të komunitetit dhe brenda pak minutash flakët janë vënë nën kontroll.

Me afrimin e stinës së nxehtë shtohen edhe rastet e zjarreve në zonën e Patosit dhe Ballshit. Reparti i Avari Shpëtuesve të Albpetrol sh.a do të jetë gjithmonë në gatishmëri që të ndërhyjë në situata që rrezikojnë jo vetëm industrinë e naftës, por edhe pronat private apo publike të zonës.  

Më poshtë do të gjeni video nga shuarja e zjarrit:

 

Ankand për shitjen e naftës brut

NJOFTIMI I ANKANDIT

1.      Autoriteti Shitës: Albpetrol Sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7.

2.      Data e zhvillimit të ankandit: 03.05.2019, ora 11:00.

3.      Lloji i Procedurës të ankandit: Procedure e hapur.  

4.      Objekti i Shitjes: Shitje nafte brut, sasia 75 101 ton.

5.      Afati i evadimit:  270 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.

6.      Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Shitje e naftes brut, sasia 75 101 ton.

 

Klikoni më poshtë për të shkarkuar dokumentat përkatës:

DSA Shitje nafte Brut 75 101 ton

Njoftimi i ankandit-75 101ton

Auction Announcement -75 101 ton

Albpetrol-EITI: Më shumë transparencë për industrinë hidrokarbure

Transparenca e industrisë nxjerrëse në Shqipëri dhe  gjetja e mënyrave që të ardhurat nga ky aktivitet të kontribuojnë më shumë në zhvillimin e vendit ishte tema kryesore e një takimi të zhvilluar nga drejtuesit e Albpetrol sh.a me përfaqësuesit e Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI).

EITI, në funksion të transparencës, monitoron të ardhurat e kompanive që operojnë në sektorin nxjerrës, si dhe pagesat që kompanitë bëjnë në institucionet shtetërore, të cilat konsiderohen të ardhura për shtetin. Parimet EITI bazohen në besimin se përdorimi i kujdesshëm i burimeve natyrore kontribuon në rritjen ekonomike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe reduktimin e varfërisë në vendet e pasura me burime natyrore. EITI ka për qëllim promovimin e transparencës për të parandaluar korrupsionin, si dhe t’i sigurojë qytetarëve një bazë për të kërkuar përdorimin e drejtë të të ardhurave.

Albpetrol sh.a është një nga kontributorët e raportit të EITI prej shumë vitesh duke garantuar një transparencë më të madhe të sektorit hidrokarbur në Shqipëri. Gjatë takimit u diskutuan detaje dhe hapa konkrete si mund të përmirësohet transparenca e industrisë nxjerrëse në Shqipëri. Albpetrol u angazhua për të kontribuuar edhe më shumë në raportin e radhës, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Asnjë kompani nafte nuk do të derdhë mbetje në Gjanicë

Bazuar në urdhrin e Administratorit të Albpetrol sh.a, Z. Dritan Spahiu, një grup i veçantë do të kryejë kontrollin dhe verifikimin e burimeve të mundshme të ndotjes nga hidrokarburet të lumit Gjanicë

Lumi i Gjanicës në Fier nuk do të ndotet më nga kompanitë e naftës që kryejnë operacione në këtë zonë. Bazuar në urdhrin e Administratorit të Albpetrol sh.a, Z. Dritan Spahiu, një grup i veçantë do të kryejë kontrollin dhe verifikimin e burimeve të mundshme të ndotjes nga hidrokarburet të lumit Gjanicë, të cilat mund të rezultojnë nga kryerja e operacioneve hidrokarbure të Albpetrol sh.a. dhe/ose të kontraktorëve në marrëveshje hidrokarbure.

“Grupi i punës ka për detyrë kryerjen e inspektimit në terren të gjithë gjatësisë gjeografike të lumit Gjanicë, me synim identifikimin e burimeve të mundshme të ndotjes nga hidrokarburet. Dokumentimi do të kryhet duke mbajtur shënim koordinatat gjeografike, të pikave të identifikuara përgjatë lumit Gjanicë, sipas sistemit koordinativ WGS84 dhe KRGJSH-2010”,- thuhet në urdhrin e Administratorit të Albpetrol sh.a.

Sipas tij,  përveç matjes dhe përcaktimit të koordinatave gjeografike, do të gjurmohet burimi i mundshëm i ndotjes nga pika e derdhjes në lumin Gjanicë, deri tek ndotësi i mundshëm, dhe gjurma përkatëse do të reflektohet në hartë dixhitale duke u gjurmuar me pika gjeografike me distancë jo më të madhe se 100m nga njëra tjetra. Grupi i punës do të kryejë një përshkrim teknik të shkakut dhe natyrës së ndotjes së identifikuar dhe kompanitë përgjegjëse do të detyrohen të marrin masa të menjëhershme.

Punonjësit e Albpetrol sh.a solidarizohen për të dhuruar gjak

Nisma për dhurimin e gjakut është shkresa e parë zyrtare e firmosur nga administrator Spahiu. Albpetrol do të tregojë profilin e saj social me nisma në ndihmë të qytetarëve.

Shoqëria Albpetrol sh.a solidarizohet për të dhuruar gjak për t’i ardhur në ndihmë personave të cilët kanë nevojë për të. Nisma për dhurimin e gjakut është shkresa e parë zyrtare e firmosur nga administrator i ri i shoqërisë Albpetrol sh.a, Z. Dritan Spahiu menjëherë pas marrjes së detyrës. Kërkesa për bashkëpunim i është drejtuar Kryqit të Kuq Shqiptar, dega Fier.

“Albpetrol është një shoqëri kombëtare dhe si e tillë duhet të tregojë edhe profilin e saj social. Dhurimi i gjakut është një gjest i vogël për secilin prej nesh, por është çështje jetësore për shumë persona. Kjo është vetëm nisma e parë e karakterit social që ndërmerr shoqëria jonë. Në të ardhmen do të vijojmë me nisma të tjera në ndihmë të komunitetit në përgjithësi si dhe duke u fokusuar veçanërisht në zonat ku ne ushtrojmë aktivitetin tonë”,- tha Administratori i Albpetrol sh.a, Z. Dritan Spahiu.

Nevojat për gjak në rang kombëtar janë shumë të mëdha pasi transfuzioni i gjakut shërben shpesh herë për të shpëtuar jetën dikujt të përfshirë në një aksident apo ndërhyrje kirurgjikale, por gjithashtu edhe për personat që vuajnë nga sëmundje kronike gjaku si anemi, talasemi, hemofili, anemitë hemolitike, hemofili, leuçemi etj. Punonjësit e Albpetrol sh.a kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në këtë kauzë të mirë.

 

Prezantohet Administratori i ri i Albpetrol sh.a Dritan Spahiu

Administratori i ri i Shoqërisë Albpetrol sh.a, Z. Dritan Spahiu ka zhvilluar paraditen e sotme (07.03.2019) takimin e parë të punës me drejtuesit kryesorë dhe punonjësit e shoqërisë. Dritan Spahiu zëvendësoi në këtë post Kastriot Bejtaj.

Prezantimin zyrtar të Administratorit të ri e beri  Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Z. Ilir Bejtja dhe Drejtori i Drejtorisë të Programeve të Zhvillimit në Fushën e Hidrokarbureve, Z. Ilia Gjermani.

Zv. Ministri Ilir Bejtja uroj  Administratorin Z. Spahiu për detyrën e re dhe shprehu bindjen e  Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë se Spahiu është personi i duhur për të përballuar sfidat e të ardhmes. “Jam i bindur se puna e mirë e kryer deri më sot do të vijojë, Albpetrol do vazhdojë dhe synojmë që të bëhet një kompani edhe më e qëndrueshme. Albpetrol është një kompani që do të duhet të vazhdojë të ngrihet. Një vit më parë kremtuam 100-Vjetorin e naftës në Shqipëri dhe kjo industri përfaqësohet nga Albpetrol. Do të përgatisim plane zhvillimore për të gjitha zonat që menaxhohen nga Albpetrol. Të tregojmë që jemi kompani me standarde të larta. Albpetrol është kompania kombëtare e naftës, është kompania e të gjithë Shqipërisë”,- tha Zv. Ministri Bejtja. Ai theksoi se shumë shpejt do të rikthehet edhe Instituti i Naftës, një strukturë që sot i mungon industrisë shqiptare të naftës. “Kemi një projekt ambicioz. Po punohet për rehabilitimin e rrjetit të transportit të naftës. Për këtë kemi aplikuar për fonde të Bashkimit Europian, por do të kemi nevojë edhe për Albpetrolin. Të gjitha këto dhe më shumë do të arrihen me administratorin e ri, Dritan Spahiun, i cili mbështetet fuqimisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë”,- përfundoi Bejtja.

Gjatë fjalës së tij Administratori Z. Dritan Spahiu vuri theksin tek rritja e profesionalizmit dhe bashkëpunimit për të përballuar sfidat e të ardhmes. “Punonjësit e Albpetrol sh.a do të kenë të gjithë mbështetjen time. Sfidat janë të mëdha, por unë kam bindje se së bashku do t’ia dalim. Nga ju kërkoj profesionalizëm dhe angazhim maksimal”,- tha Administratori Spahiu.

Ndërkohë Administratori në largim, Z. Kastriot Bejtaj, gjatë fjalës së tij, u përqendrua tek bashkëpunimi me stafin dhe tek arritjet e vitit të fundit. “Përmirësuam rezultatin financiar dhe ristrukturuam shoqërinë; Nuk patëm asnjë aksident apo incident të rëndë në punë, gjë që konsiderohet sukses në një kompani operacionale në fushën hidrokarbure. Ristrukturuam kompaninë dhe optimizuam fuqinë punëtore; Përmirësuam standardet mjedisore dhe qasja drejt mjedisit sot është shumë pozitive. Sot kemi një strategji të plotë dhe reale të prodhimit të naftës”,- tha ndër të tjera Z. Kastriot Bejtaj.

 

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2025 Albpetrol.