Category: Lajme dhe njoftime

Zjarrfikëset e Albpetrol në ndihmë të banorëve të Koshovicës

Zjarrfikëset e Albpetrol në ndihmë të banorëve të Koshovicës

Reparti i Specializuar i Zjarrfikësve të Albpetrol sh.a është vendosur pasditen e datës 26 Shtator 2018 në ndihmë të banorëve të Qafës së Koshovicës në rrethin e Fierit. Tokat e banorëve, kullota, ullishte dhe pyll janë prekur nga një zjarr i fuqishëm, i cili ka përparuar me shpejtësi. Tre mjete zjarrfikëse të shoqërisë Albpetrol sh.a dhe disa punonjës kanë shkuar në vendin e zjarrit dhe i janë bashkuar aksionit, i cili koordinohej nga Prefektura Fier.

Për më shumë se katër orë zjarrfikëset e Albpetrol sh.a kanë luftuar me flakët dhe kanë mundur të ndalojnë përhapjen e zjarrit në sipërfaqet e tjera. Në orët e mbrëmjes forcat zjarrfikëse kanë mundur të vënë nën kontroll zjarrin. Ky nuk është rasti i vetëm që reparti i Avari-Shpëtuesve dhe punonjësit e Albpetrol sh.a vihen në shërbim të komunitetit lokal të rrethit të Fierit. Punonjësit e Albpetrol sh.a dhe mjetet e kompanisë do të jenë gjithmonë në shërbim të komunitetit lokal në zonat ku ne ushtrojmë aktivitetin dhe jo vetëm.

E vërteta e situatës në Zharrëz

Shoqëria Albpetrol sh.a sqaron deklaratat e bëra në media nga një grup banorësh të Zharrëzës në rrethin e Fierit, të cilët pretendojnë se janë helmuar nga gazrat e naftës të derdhur nga Albpetrol sh.a. Në lidhje me këtë situatë ju sqarojmë sa më poshtë:

Mesnatën e datës 18 Shtator 2018 shoqëria Albpetrol sh.a është njoftuar për pretendimin e disa banorëve të zonës së Zharrëzës se kishin hasur probleme shëndetësore nga gazrat dhe se këta banorë janë shtruar në Spitalin Rajonal të Fierit. Albpetrol sh.a ka ngritur menjëherë një grup specialistësh teknikë, të cilët në orën 00:50 të datës 19 Shtator 2018 kanë shkuar në vendin e pretenduar se kishte ndodhur problemi. Ekspertët e Albpetrol sh.a kanë krer matjet e ajrit dhe ka rezultuar se situata ishte normale dhe nuk kishte probleme me gazrat. Matjet janë bërë në pikën ku po kryhej derdhja e ujit, e cila presupozohet që të jetë burimi i ndotjes. Matjet e ajrit të kryera në këtë pikë nuk arrinin as vlerën 5 ppm, e cila është vlera më minimale që shkakton edhe rënien e alarmit. Matje në terren ka kryer edhe Drejtoria Rajonale Mjedisore dhe rezulton se nuk ka ndotje nga gazrat apo produkte të tjera hidrokarbure. Pra, nga të gjitha matjet dhe analizat e kryera nuk rezulton prezencë gazi në ajër.

Nga verifikimi në terren ka rezultuar se personat që pretendojnë që janë helmuar nga gazi ndodheshin në një prej lokaleve të zonës prej disa orësh ku kanë konsumuar pije dhe ushqime të ndryshme. Në të gjithë zonën e Sharrzës, zonë mjaft e populluar, këta janë personat e vetëm që pretendojnë që kanë probleme shëndetësore si pasojë e gazit apo produkteve të tjera hidrokarbure. Kjo ngre pikëpyetje dyshimi në lidhje me arsyen e vërtetë të pretendimeve.

Përfaqësuesit e Albpetrol sh.a dhe mjeku i shoqërisë kanë shkuar në Spitalin Rajonal Fier për të ndjekur nga afër situatën. Personat që kanë shkuar gjatë natës në spital janë trajtuar nga mjekët dhe më kanë lënë ambientet pas disa orësh.

Sipas informacionit zyrtar të Spitalit Rajonal Fier, me nr. Prot 2524/1, datë 19.09.2018, “Personat e paraqitur në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier pretendonin për helmim nga gazi, por referuar të gjitha egzaminimeve të kryera nga mjekët e urgjencës dhe mjeku specialist toksikolog, diagnoza nuk shkon për Suspekt Toksikim Akut Gazi. Një nga personat e paraqitur ka rezultuar se kishte konsumuar alkol në masën 0.73 mg/l”. Mjekët e spitalit kanë sqaruar se pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, personat janë larguar nga spitali. Një prej tyre ka refuzuar të marrë ndihmë shëndetësore ndërsa një person tjetër nuk ka pranuar të vazhdojë kurën. Në spital nuk është paraqitur asnjë person tjetër që të pretendojë për probleme shëndetësore përveç shtatë personave që ndodheshin në lokal duke konsumuar pije dhe ushqime.

Ndotjet në zonën e Zharrzës janë krijuar paralelisht me industrinë e naftës në këtë zonë dhe konsiderohen si ndotje të vjetra historike dhjetëra vjeçare. Albpetrol sh.a ka marrë masa konkrete për përmirësimin e mjedisit në këtë zonë.

Për çdo zhvillim të mëtejshëm do t’ju informojmë në kohën më të afërt.

Albpetrol SHA Patos Njoftimi i fituesit për ankandin e naftës

ALBPETROL SHA PATOS

FORMULARI I NJOFTIMIT TE FITUESIT

[Data 18.09.2018]

Nga : Albpetrol sha, Patos

Për : “Tosk Energji” sha, Tirane

* * *

Procedura e ankandit : (Ankand i Hapur)

Përshkrim i shkurtër i kontratës: [“Shitje nafte brut, sasia 56,000 ton”. Kohezgjatja e kontrates eshte 150 dite nga data e lidhjes se kontrates.]

Cmimi minimal i shitjes i llogaritur eshte : Ne kushtet FOB 74.5 % e Çmimit Brent + K, ne pikat e levrimit te “Albpetrol” sha 74.5 % e Çmimit Brent – 3.26 USD/bbl + K.

Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Gazetat kombetare “Dita“ dhe “Panorama“, gazeta e botuar ne gjuhen angleze “Albanian Daily News“, faqet e internetit www.albpetrol.al, www.infrastruktura.gov.al [datat nga 6 deri ne 14 Gusht 2018]

Njoftojme se, kane qene pjesemarres ne procedure keta ofertues me vlerat perkatese te ofruara:

Operatori ekonomik “Tosk Energji” sha NUIS L51817007A ka ofruar per kete ankand çmimin:
Ne pikat e levrimit te Albpetrol sha

74.5% e cmimit Brent – 3.26 USD/bbl + K

K=0.0105 USD/bbl

Operatori ekonomik “Izvor 99” sha me NUIS K82916488T ka ofruar per kete ankand çmimin:

Ne pikat e levrimit te Albpetrol sha

74.5% e cmimit Brent – 3.26USD/bbl + K

K=0.15 USD/bbl

Jane skualifikuar ofertuesit e meposhtem:

Operatori ekonomik “Izvor 99” sha me NUIS K82916488T per arsyet e meposhteme:

Nga shqyrtimi dhe vleresimi i teresise se dokumentacionit te paraqitur nga subjekti “IZVOR 99” sha, si dhe nga verifikimi ligjor i informacionit/dokumentave, rezulton se, nuk ploteson kriterin per kualifikim te percaktuar ne paragrafin ‘c’, te pikes 2.1 te rubrikes 2. KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT, te Shtojces 5 te DSA, si dhe nuk eshte ne perputhje me VKM nr.970 date 2.12.2015, pasi riaplikimi sipas kritereve qe percaktohen ne VKM nr.970 date 2.12.2015, eshte refuzuar nga Qendra Kombetare e Biznesit.

* * *

Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë “Tosk Energji” sha NUIS L51817007A, se oferta e paraqitur, me një cmim/njesi prej:

Ne pikat e levrimit te Albpetrol sha

74.5% e cmimit Brent – 3.26 USD/bbl + K

K=0.0105 USD/bbl pa TVSH, është identifikuar si oferta e suksesshme.

Rrjedhimisht, jeni te lutur të paraqisni pranë Albpetrol sha, rruga Fier – Patos km 7, sigurimin e kontratës ne vleren 255,159,206 (dyqind e pesedhjete e pese milione e njeqind e pesedhjete e nente mije e dyqind e gjashte) Leke, ne masen 10% te vleres se perllogaritur te kontrates, siç parashikohet në dokumentat e ankandit, dhe te nenshkruani kontraten brenda 15 (pesembedhjete) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi.

Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës suaj dhe ankandi do te anullohet, siç parashikohet në piken 16/b te Urdherit nr. 83 date 10.02.2012 “Per rregullat dhe procedurat e shitjes se produkteve hidrokarbure”, i ndryshuar.

Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë 10.09.2018.

Nuk ka patur ankesa

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: E vërteta e ristrukturimit të Albpetrol

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpreh keqardhje për deklarimet e bëra në media nga deputeti i subjektit politik Partia Demokratike z.Luan Baçi referuar reformës që po kryhet në shoqërinë Albpetrol. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë gjen rastin të hedhë poshtë si të pavërteta spekulimet e bëra nga deputeti dhe sqaron opinionin publik sa vijon:

Shoqëria, Albpetrol sh.a ka hyrë në fazën e ristrukturimit, një proces i nisur në Janar 2018 dhe që ka si synim përmirësimin e treguesve të punës dhe treguesve ekonomiko financiar të shoqërisë. Pas një analize të thelluar të situatës së kompanisë, dhe bazuar në ristrukturimin e përgjithshëm që po i bëhet industrisë së naftës në Shqipëri, Këshilli Mbikëqyrës i shoqërisë vendosi që Albpetrol sh.a të kalojë përmes një ristrukturimi Organizativ, Strukturor dhe Reduktim të fuqisë punëtore.

Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar bisedime intensive me Sindikatën, e cila përfaqëson punonjësit e Albpetrol sh.a dhe bashkërisht është rënë dakord për kriteret që do të përdoren për procesin e ristrukturimit. Ky proces, për herë të parë, është kryer në një transparencë të plotë dhe me pjesëmarrjen e të gjitha strukturave. Një komision i posaçëm i përbërë nga administrata e shoqërisë dhe përfaqësuesit e Sindikatës ka shqyrtuar strukturën organizative të shoqërisë, performancën personale të punës të punonjësve dhe ka përcaktuar kriteret e ristrukturimit bazuar në: Arsimimin; Kualifikimin profesional; Vjetërsinë në punë në Industrinë e Naftës. Madje një kriter i veçantë ka qenë që asnjë i përndjekur politik, ose familjarë të të përndjekurve politikë, të mos preken nga ristrukturimi.

Këta punonjës janë trajtuar në përputhje me legjislacionin shqiptar duke marrë kompensimin financiar sipas Kodit të Punës. Të gjithë punonjësit kanë marrë menjëherë kompensimin financiar. Në përfundim të procesit të ristrukturimit të shoqërisë, Albpetrol sh.a ka trajtuar financiarisht 459 punonjës të cilët janë larguar nga puna. Punonjësit e larguar janë të profesioneve të ndryshme ku peshën më të madhe e zënë punonjësit pa poste pune që përputhen me aftësitë e tyre dhe me arsim që nuk përputhet me postin apo me industrinë e naftës.

Gjatë kësaj periudhe, Albpetrol sh.a nuk ka punësuar asnjë person të ri në punë. Madje edhe nëse do të hapen vende të reja pune, prioritet do të kenë punonjësit e prekur nga procesi i ristrukturimit nëse plotësojnë kushtet profesionale. Të gjithë këta punonjës janë vendosur në listat e pritjes. Opinioni publik duhet ta dijë se deri 5 vite më parë, Albpetrol ishte një kompani e cila rezultonte vetëm me humbje financiare ndërsa kishte në punë mbi 3.000 punonjës, pjesa më e madhe e të cilëve ishin militantë partiak pa lidhje me funksionin e punës.

Referuar pretendimit rreth Statusit të Naftëtarit, i kujtojmë opinionit publik se ndonëse naftëtarët e kërkuan prej afro një dekade fitimin e kësaj të drejte, ajo u bë realitet vetëm nga qeverisja e Partisë Socialiste gjatë vitit 2017. Në zbatim të legjislacionit në fuqi, deri më tani janë shqyrtuar dhe miratuar rreth 1800 aplikime duke miratuar dhënien e dëshminë përkatëse punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit. Në MIE kanë ardhur mbi 10500 dosje të personave që kërkojnë të pajisen me Dëshmi Zyrtare Identifikuese nga Komisioni i dhënies se Dëshmisë dhe procesi i shqyrtimit po vazhdon normalisht.

Referuar pretendimeve rreth Institutit Shkencor të Naftës, i kujtojmë opinionit publik se ishte pikërisht qeverisja e Partisë Demokratike që në vitin 2006, në kuadër të të ashtuquajturës reforme për shkencën, mori vendimin absurd për mbylljen e ish-Qendrës Kombëtare Shkencore te Hidrokarbure, trashëguesja e ish-Institutit te Naftës.

Pikërisht për te korrigjuar këtë vendim nga ana e qeverise dhe pët te mundësuar rritjen e kompetencës teknike dhe shkencore të Palës Shqiptare në industrinë hidrokarbure në përgjithësi dhe sidomos në aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve, duke garantuar ndërtimin e politikave të tilla, të cilat do të rrisin efektivitetin dhe eficencën e shfrytëzimit të vendburimeve hidrokarbure të cilat sikundër dihet janë shteruese, jo të rinovueshme, dhe strategjike për zhvillimin ekonomik, dhe jo vetëm, të vendit u ndërmor iniciativa ligjore per ringritjen e tij i cili eshte miratuar me ligjin 6/2017. Aktualisht puna është në fazën përfundimtare të përgatitjes së të gjithë akteve të nevojshme nënligjore për

Albpetrol merr pjesë në kremtimet e 100-Vjetorit të Naftës Shqiptare

“100- Vjetori i Naftës Shqiptare” u kremtua më 10 Prill 2018 përmes një konference të organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Albpetrol sh.a në qytetin e Kuçovës. Në këtë konferencë morën pjesë kompanitë më të mëdha të prodhimit të naftës në Shqipëri dhe figurat më të rëndësishme të industrisë së naftës ndër vite. Ndërkohë një vend i veçantë ju dedikua kompanive të shërbimit, të cilat ekspozuan pajisjet dhe teknologjitë më të fundit në fushën e naftës dhe gazit natyror.

Pusi i parë i kërkimit të naftës në Shqipëri filloi shpimin pikërisht 100 vjet më parë në Drashovicë të Vlorës, i projektuar nga gjeologu italian Leo Madalena dhe inxhinieri i naftës Amoretti, mbi bazën e studimeve gjeologjike që ata kishin kryer në vitin 1917. Për të shënuar këtë përvjetor u zgjodh jo rastësisht Kuçova pasi përfaqëson qytetin industrial që ka jetuar dhe jeton nga nafta që prej kohës kur kompanitë italiane zhvillonin operacionet e kërkimit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, ambasadori i Italisë në Tiranë Alberto Cutillo, Kryebashkiaku Selfo Kapllani, deputetët e zonës, Administratori i Albpetrol sh.a, Kastriot Bejtaj, dhe përfaqësues të kompanive TAP e SHELL vizituan nga afër puset e rralla me rrotë të cilat japin prodhim që nga vitet 1930 deri në ditët e sotme.

Më pas aktiviteti vijoi me simpoziumin shkencor, i cili u zhvillua në kinemanë e qytetit të Kuçovës. Gjatë fjalës së tij Ministri Gjiknuri u ndal tek potencialet që ofron Shqipëria në fushën e kërkimit të naftës.”Ka një interes të shtuar për fushat e naftës në Shqipëri, për mundësi të tjera të eksplorimit qoftë në tokë, qoftë në det nga kompani shumë të mëdha ndërkombëtare. Kjo është një shenjë e mire që ne duhet ta përqafojmë dhe të bëjmë çmos që ato ti kemi këtu”, u shpreh Ministri Gjiknuri. Ndërkohë përfaqësuesit e Albpetrol i shpjeguan ministrit dhe të pranishmëve potencialet naftëmbajtëse të Shqipërisë dhe hapat që po ndërmerren për zhvillimin e teknologjisë me qëllim rritjen e prodhimit.

DSA Shitje nafte brut, sasia 56 000 ton

  1. Autoriteti Shitës: Albpetrol Sha Patos, Rruga Fier – Patos km 7.
  1. Data e zhvillimit të ankandit: 14.08.2018, ora 11:00.
  1. Lloji i Procedurës të ankandit: Procedure e hapur.
  1. Objekti i Shitjes: Shitje nafte brut, sasia 56 000 ton.
  1. Afati i evadimit: 150 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.
  1. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Shitje e naftes brut, sasia 56 000 ton.
  1. Vlera fillestare:

Ne kushtet FOB:

Çmimi minimal fillestar per njësi është:

74,5 %  e Çmimit Brent + K

Në pikat e lëvrimit:

Çmimi minimal fillestar për njësi është:

74,5 %  e Çmimit Brent – 3,26 USD/bbl  + K

  • 74,5 % është koeficenti i cili përfaqeson karakteristikat mesatare të naftës (pesha specifike, aciditeti i naftës, % e squfurit).
  • Brent është çmimi në $/bbl i Brent i Platts, i publikuar në Buletinin e Prokurimit Publik.
  • 3,26 USD/bbl kosto mesatare totale (transport, magazinim, stokim, analizim produkti, sigurim).
  • K- është vlera $/bbl e ofruar nga ofertuesi mbi çmimin minimal të shitjes të përllogaritur nga formula (K≥0).
  1. Vendndodhja e naftës brut: Albpetrol sha Patos: Në pikat e lëvrimit CTF Marinëz (Bankers/HUB Fier), Stacioni Usojë, Stacioni Visokë, Stacioni Gorisht, Stacioni Zharrëz, Stacioni Kuçovë.
  1. Vendi i zhvillimit të ankandit: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Rruga Abdi Toptani Nr. 1, Kati II, Salla e Mbledhjeve, Tiranë.
  1. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: në zyrën e protokollit Kati 1 tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, datë 14.08.2018, ora 11:00.
  1. Data e hapjes së ofertave: datë 14.08.2018, ora 11:00, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Rruga Abdi Toptani Nr. 1, Kati II, Salla e Mbledhjeve, Tiranë.
  1. Informacion mbi dokumentet e ankandit:

Dokumentet e ankandit mund të tërhiqen pranë autoritetit shitës me paraqitjen e një kërkesë me shkrim ose në faqen zyrtare të “Albpetrol” sha www.albpetrol.al dhe në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë www.infrastruktura.gov.al.

Dokumente me pagesë:

Po       Jo X
  1. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës në kopje fizike, me poste ose dorazi, përpara datës dhe orës së zhvillimit të ankandit, në vendin e përcaktuar në dokumentat e ankandit.

 Dokumentet si me poshte:

– DSA Shitje nafte Brut 56 000 ton

– Njoftimi i ankandit-56 000 ton / Auction Announcement -56 000 ton

 

 

 

100 vjetori i Industrise se Naftes

Në vitin e 100 vjetorit të Industrisë së Naftës, punonjësit e shoqërisë Albpetrol kanë një kontratë të re kolektive, e cila ka hyrë në fuqi më 1 Janar 2018. Kontrata e re kolektive ka një kohëzgjatje prej tre vitesh dhe në të përfshihen një sërë përfitimesh të reja për punonjësit. Kjo është risia e dytë për punonjësit e Albpetrol sh.a pas përfitimeve të Statusit të Naftëtarit, të cilat kanë filluar tashmë.

 

Diskutimet për këtë kontratë kanë nisur 7 muaj më parë me Sindikatën e Re të Naftëtarëve Shqiptarë, e cila është asistuar në këtë proces edhe nga Qendra për Marrëdhënie Pune dhe Dialog Social dhe Ambasada Suedeze. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar disa takime konsultative me përfaqësitë e punonjësve dhe sindikatës deri sa është arritur varianti përfundimtar.

 

Kontrata bazohet në Ligjet e Shtetit Shqiptar, Statutin dhe Rregulloret e brendshme të shoqërisë Albpetrol sh.a si dhe është përditësuar me Ligjin “Për Statusin e Punonjësve të Industrisë së Naftës dhe Gazit” e miratuar së fundmi nga Parlamenti.

 

Risia e kësaj kontrate janë një sërë kushtesh që favorizojnë punonjësit si:

  •          Leje vjetore 5 javore për punonjësit që punojnë në profesionet e listuara në Statusin e Naftëtarit
  •          Shpërblime në raste martesash, lindje të fëmijëve, etj.
  •          Ndihme ekonomike per semundjet dhe per familjen ne rast vdekje.
  •          Trajtime suplementare për punonjësit me tituj dhe grada shkencore
  •          Pagesë për orët jashtë orarit zyrtar të punës etj.

 

Për sa i takon transportit të punonjësve, një pikë e cila është kërkuar me ngulm nga sindikata, shoqëria Albpetrol ka rënë dakord me kerkesat e punonjësve dhe ka sanksionuar në kontratën kolektive se do të sigurohet transporti falas nga Bashkitë që konsiderohen qytete pranë vendburimeve të naftës të tilla si Fier, Patos, Roskovec, Vlorë, Selenicë, Ballsh, Kucovë, Berat, Urë Vajgurore, Divjakë dhe Lushnje drejt Vendburimeve të naftës apo gazit që ndodhen në afërsi të këtyre Bashkive.

 

Një risi e kontratës kolektive është trajtimi ushqimor dhe trajtimi me antidodë. Gjithashtu për rastet kur punonjësit janë të ekspozuar ndaj aksidenteve në punë, Albpetrol sh.a, me shpenzimet e veta, do të kryejë sigurimin e jetës dhe do t’i garantojë punonjësve, në bashkëpunim me shoqëritë siguruese, trajtim të specializuar spitalor brenda apo jashtë vendit.

 

Kontrata parashikon edhe hapjen e një qendre shendetësore të specializuar me shërbim 24 orë për punonjësit e Albpetrol sh.a.

Aplikim për të përfituar Statusin e Naftëtarit

Njoftohen të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e shoqërisë Albpetrol sh.a se, bazuar në Ligjin Nr.8/2017 “Për Statusin e Punonjësve të Industrisë së Naftës dhe Gazit” dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.425 datë 10.05.2017, se ka filluar shpërndarja e dokumenteve për Statusin e Naftëtarit. Personat e interesuar që të pajisen me dokumentet përkatëse duhet të paraqiten pranë njërës prej qendrave të punës ku kanë punuar dhe të fillojnë procedurën.

Shoqëria Albpetrol sh.a sqaron të gjithë personat e interesuar se disponon dokumentacion për periudhën që kanë punuar në shoqërinë Albpetrol sh.a nga viti 1994 e në vazhdim. Për periudhën përpara vitit 1994, dokumentet mund të merren pranë Sigurimeve Shoqërore ose arkivave të tjera.

Personat që duan të pajisen me vërtetim të posaçëm zyrtar për periudhën përkatëse duhet të plotësojnë formularin përkatës, i cili mund të shkarkohet këtu ose mund të tërhiqet fizikisht pranë qendrave ku kanë punuar.

Formulari i plotësuar duhet të dorëzohet në qendrat ku keni punuar së bashku me një kopje të librezës të punës ose mund të dërgohet me postë në qendrën përkatëse.

Amonica – Njoftim per mediat

Ditёt e fundit nё disa media ёshtё publikuar njё informacion i pa vёrtetё dhe dashakeq nё lidhje me situatёn e krijuar nё vendburimin e Amonicёs, i cili mё parё administrohej nga kompania Phoenix Petroleum. Sipas kёtij informacioni dashakeq, Albpetrol sh.a pretendohet se i ka marrё pa tё drejtё vendburimin kompanisё Phoenix Petroleum. Me keqardhje duhet tё pёrgёnjeshtrojmё mediat qё kanё rёnё pre e kёtij mashtrimi i bёrё nga individё tё caktuar qё kanё lidhje ekonomike me kompaninё Phoenix Petroleum.

 

E vёrteta e kёsaj situate ёshtё si mё poshtё:

Vendburimi i Amonicёs nuk ёshtё territor i koncesionit tё shoqёrisё Phoenix Petroleum sh.a, pasi Marrёveshja Hidrokarbure “Pёr zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve nё Vendburimin e Amonicёs”, mbi bazёn e tё cilit kjo shoqёri kryente operacione hidrokarbure nё kёtё vendburim, ёshtё zgjidhur përpara afatit te parashikuar, si rezultat i mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale nga Phoenix Petroleum sh.a. Nё bazё tё ligjit nr.7746, datё 28.07.1993 “Pёr hidrokarburet (kёrkimi dhe prodhimi) i ndryshuar, qё prej datёs 9 Mars 2017 shoqёria Albpetrol sh.a ka marrё autorizimin e Ministrisë sё Energjisë dhe Industrisë pёr tё kryer operacione pёr zhvillimin dhe shfrytёzimin e hidrokarbureve nё Vendburimin e Amonicës. Nё kёtё pikё duhet tё theksojmё qё vendburimi i Amonicёs ka qenё gjithmonё pasuri e shtetit Shqiptar nёn administrimin e shoqёrisё Albpetrol sh.a sic mund ta shihni edhe nё certifikatёn e pasurisё bashkёngjitur.

 

Prishja e marrёveshjes dhe marrja e vendburimit ёshtё pёr arsye se kompania nuk ka shlyer detyrimet financiare dhe ato nё naftё bruto nё pёrputhje me kontratёn dypalёshe; nuk ka kryer investimet e kёrkuara; ka keqmenaxhuar vendburimin etj.

 

Albpetrol duhet ta merrte kёtё vendburim qё nё muajin Qershor 2016, por me kёrkesё tё AKBN dhe MEI, kompanisё iu dha edhe njё shans i dytё tё shlyejё detyrimet qё kishte ndaj shoqёrisё Albpetrol sh.a. Pёr kёtё arsye ёshtё mbajtur edhe njё takim mё datё 28.06.2016 nё ambientet e MEI mes AKBN, Albpetrol sh.a, MEI dhe kompanisё Phoenix Petroleum ku kompania ka marrё pёrsipёr shlyerjen e detyrimeve. Duke qenё se deri nё muajin Shkurt 2017 kompania Phoenix Petroleum nuk i mbajti premtimet pёr shlyerjen e detyrimeve, Albpetrol sh.a procedoi me marrjen e vendburimit tё Amonicёs. (Bashkёngjitur procesverbali i takimit)

 

Theksojmё se situata e gjetur nё momentin e marrjes sё vendburimit qё ishte nё pёrdorim nga kompania Phoenix Petroleum ishte katastrofike. Jo vetёm qё nuk ishin kryer investimet e premtuara, por edhe gjendja e aseteve tё trashёguara nga Albpetrol sh.a kishte degjeneruar rёndshёm. Pёr kёtё mund t’i referoheni pamjeve filmike qё janё realizuar nё momentin e marrjes nё dorёzim tё vendburimit.

 

Ne materialet e publikuara nё media pёrdoret njё shkresё e firmosur nga drejtori i Agjencisё Kombёtare tё Burimeve Natyrore, ku pretendohet se Albpetrol nuk ka tё drejtё tё ndёrhyjё nё vendburimin e Amonicёs pasi ёshtё nё administrim tё Phoenix Petroleum. Pёr kёtё ju sqarojmё si mё poshtё:

 

  • Veprimtaria e AKBN zhvillohet nё bazё tё VKM nr. 547 datё 09.08.2016. Pretendimet se AKBN ёshtё institucioni i vetёm i autorizuar pёr operacionet hidrokarbure nё Republikёn e Shqipёrisё nuk gjen mbeshtetje nё kёtё VKM. AKBN ka vetem rol monitorues.
  • Ministria e Energjisё dhe Industrisё, si pёrfaqёsuese e pronarit shtet, me shkresёn Nr. 936/20 i ka bёrё tё qartё AKBN se “AKBN nuk ka asnjё rol dhe kompetencё pёr tё vlerёsuar apo disponuar mbi vendimin e Albpetrol pёr zgjidhjen e Marrёveshjes si dhe marrjen nё dorёzim tё Vendburimit.”
  • Po nё tё njёjtёn shkresё, Ministria e Energjisё dhe Industrisё, Organi Epror i AKBN ka konstatuar se AKBN nё mёnyrё tё pёrsёritur ka adresuar qendrime tё njёanёshme dhe tё pabazuara nё Legjislacionin nё fuqi.
  • Nga ana tjetёr, shoqёrisё Albpetrol i është dhёnё me Ligjin me Nr. 7746 datё 28.07.1993, Neni 12, pika 2, Autorizimin pёr kryerjen e Operacioneve Hidrokarbure nё pёrputhje me Listёn A ku perfshihet edhe Vendburimi i Amonicёs. Ju lutem gjeni bashkёngjitur Ligjin dhe Marrёveshjen Albpetrol plus Listёn A. Marrёveshja Albpetrol dhe Lista A konsiderohen pjesё e Ligjit.
  • Bazuar nё aktet ligjore dhe nёnligjore, Albpetrol e ka tё regjistruar edhe nё Zyrёn e Regjistrimit tё Pasurive tё Paluajtshme Objektin e Amonicёs. Nё Certifikatat e Pronёsisё shprehet qartё se Objektet e Naftёs dhe trualli nё kёtё vendburim janё Pronё e Republikёs sё Shqipёrisё nёn administrim tё Albpetrol sh.a. Ju lutem gjeni bashkёngjitur njё nga rreth 100 certifikatat e pronёsisё qё Albpetrol posedon pёr Vendburimin e Amonicёs.

 

Shprehim keqardhjen qё disa institucione shtetёrore bёhen palё me njё kontraktor qё nё shumё raste ka dorёzuar dokumenta false, ka kryer kontrabandё, ka mashtruar me garancitё bankare duke pёrfituar nё mёnyrё tё padrejtё nga AKBN mbi 1,300,000 USD dhe shumё vepra tё tjera, pёr tё cilat Albpetrol, nё mungesё tё reagimit nga ana e AKBN, i ёshtё drejtuar Prokurorisё duke kallёzuar shtetasit Isuf Berberi dhe Neim Kasa, pёrfaqёsues tё shoqёrise Phoenix Petroleum. Pёr mё tepёr, Albpetrol ka konstatuar se titullarё tё AKBN janё tё pёrfshirё nё konflikt interesi me kёtё shoqёri pasi, ndonёse e kanё tё ndaluar me ligj, pёrfitojnё kontrata dhe naftё bruto nga shoqёria Phoenix Petroleum nё mёnyrё direkte pёrmes disa shoqёrive ku janё aksionerё. Pёr kёtё cёshtje Albpetrol sh.a i ёshtё drejtuar MEI duke kёrkuar verifikimin e situatёs pasi duke abuzuar me detyrёn dhe me veprimet e tyre tё paligjshme, kёta shtetarё po dёmtojnё rёndё interesat e shtetit shqiptar.

 Dokumentacionet:

1 – Certifikate Pronesie

2- Ligji, Marreveshja dhe lista

3-Vendim krijim AKBN

4-Procesverbal takimi

5- Pamjet filmike te transmetuara

 

Drejtoria e Marketingut dhe

Marrëdhënieve me Publikun

Pergenjeshtrimin e lajmit te publikuar nga disa media

Reagim i Albpetrol

 

Albpetrol sh.a. përgënjeshtron lajmin e publikuar se fundmi ne disa media, te cilat ngrenë akuza te pabaza për vjedhje dhe kontrabande nafte. Pamjet e nxjerra ne videon e shpërndarë nga këto media, janë te një autoboti ne pronësi te Albpetrol sh.a. qe po tërheq fluid nga puset e vendburimit te Amonices për ta dërguar ne dekantim, ku pas procesit teknologjik realizohet ndarja e ujit nga nafta dhe prodhohet nafta buto. Procesi i tërheqjes se fluidit dhe i dërgimit te tij për përpunim ne dekantim është proces i zakonshëm ne Industrinë e Naftës dhe behet ne mënyrë te njëjta nga çdo shoqëri private apo shtetërore qe operon ne këtë sektor. Theksojmë se lëvizja e Fluidit behet ne çdo rast me fature shoqërimi.

 

Te aludosh hedhjen ne treg te fluidit është absurde, ndaj Albpetrol e konsideron një spekulim keqdashës qe synon te dëmtoje imazhin e shoqërisë Albpetrol sh.a. Po absurd është dhe fakti qe Albpetrol e vidhka këtë nafte (fluid). Kujtojmë artikullshkruesin se te gjithë puset e Vendburimit te Amonices janë ne pronësi te Albpetrol, shoqëri aksionere me kapital 100% te zotëruar nga shteti shqiptar dhe Albpetrol ka te drejta te plote bazuar ne Ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993 “Për Hidrokarburet” (kërkimi dhe prodhimi) për te tërhequr dhe përpunuar deri ne nafte bruto fluidin qe prodhohet nga këta puse.

 

Kemi bindjen e plote se lajme te tilla sponsorizohen nga shoqëria Phoenix Petroleum e cila ka pasur deri para disa muajsh kontrate me Albpetrol për operimin e vendburimit te Amonices. Kjo kontrate u ndërpre nga Albpetrol pasi shoqëria ne fjale jo vetëm dështoi ne shlyerjen e detyrimeve dhe kryerjen e investimeve për te cilat ishte angazhuar, por ndërpreu prodhimin ne vendburim për shkak te mospasjes se aftësive paguese, gjë qe solli bllokimin e aktivitetit nga Drejtoria e Doganave, subjektet e treta qe kishin fatura pa likuiduar si dhe nga punonjësit te cilëve nuk iu ishin paguar pagat prej 5 muajsh dhe sigurimet shoqërore prej 15 muajsh.

 

Shoqeria Phoenix Petroleum tentoj ta nxirte dhe gjate dites se premte nje lajm te till kur nxori me titra ne disa televizione nje lajm te rrem sikur nje shofer i Albpetrol ishte arestuar nga Policia. Pas kerkeses se Albpetrol qe mediat publikuese ta konfirmonin kete lajm nga policia mediat ne fjale e hoqen lajmin pasi ishte vete policia qe pergenjeshtroj kete informacion

 

Sa me siper, shoqeria Albpetrol sh.a. do te ndermarre te gjitha hapat ligjore per te rivendosur te drejtat e saj logjore dhe per te pushuar e parandaluar cenimit e metejshem te interesave te saj. Per kete qellim, ne ditet ne vijim Albpetrol sh.a. do te depozitojme ne gjykate nje padi ndaj mediave te cilat e kane perhapur me qellim kete lajm te pavertete.

 

Shpjegim – Fluidi eshte lengu i cili del nga nentoka nepermjet puseve te naftes ne perberje te te cili ka kryesisht uj dhe nafte bruto. Perqindja e naftes bruto ne fluidzakonisht per vendburimin ne fjale varion nga 10%-50%. Pjesa tjeter eshte kryesisht uj i cili riinjektohet ne shtresat prej nga eshte nxjerre. Ndarja e naftes nga uji ne fluid realizohet ne Proceset e Dekantimit,permes ngrohjes se fluidit ne temperatura 60 – 80 grade Celcius nepermjet skemave teknologjike te cilat kane te integruar shkembyes nxehtesie. Ne perfundim te procesit te Dekantimit prodhohet nafta bruto sipas standarteve nderkombetare me perbajtje uji 0 – 2% uje dhe qe nga ky moment sasia e prodhuar deklarohet online ne sistemin e posacem te Drejtoris se Pergjithshme te Doganave. Me pas kjo nafte eshte e detyrueshme te kete destinacion final nje rafineri prej nga riperpunohet serish deri ne produktet finale (gazoil, benzin, solar, bitum, koks etj)

 

Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2025 Albpetrol.