Informacione

section-38188d7
Pozicionimi rajonal Shqipëria është e pozicionuar në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit në Europën Juglindore. Sipas Administratës Amerikane të Informacionit mbi Energjinë, rajoni i Ballkanit ka një sasi shumë të madhe rezervash nafte. Sasia më e madhe e naftës ndodhet në Shqipëri dhe pas saj renditen Serbia dhe Kroacia. Vendburimi i Patos Marinzës konsiderohet si zona më e madhe naftëmbajtëse në Europën Kontinentale. I pozicionuar strategjikisht në qendër të Shqipërisë, Albpetrol sh.a ndodhet shumë pranë dy porteve kryesore të vendit, Durrësit dhe Vlorës; si dhe dy porteve industrialë, të cilët janë ndëruar posaçërisht për produktet e naftës dhe gazit ...
NEOGENIKE Vendburimet e naftës në Shqipëri përbëhen nga dy lloje formacionesh (Neogenit dhe Jurasik - Paleogenit) të vendosura në breza strukturorë. 1 – Vendburimet Neogenike. Vendburimet e Neogenit përbëhen nga shumë shtresa pa komunikim vertikal. Disa nga ato janë formuar përgjithësisht nga depozitime detare të brigjeve të vjetra dhe të tjerat nga depozitime lagunore. Hidrokarburet që ngopin formacionet ranorike, përgjithësisht janë nafta të rënda dhe viskoze. Disa prej shtresave kanë dhe kapelë gazore. Energjia kryesore e shfrytëzimit të këtyre vendburimeve është energjija e gazit. Distanca e puseve është 80 - 150 m (formacionet Driza, Gorani) dhe 200-300 m (objekti nr ...
Vendburimet Gelqerore Vendburimet gëlqerore në Shqipëri janë të depozitimeve nga Jurasiku deri në Paleogen. Nga ana tektonike këto vendburime janë pjesë e brezit të Kurveleshit. Në përgjithësi shtratimet e naftës janë antiklinale (brahiantiklinale). Ato mbulohen nga depozitimet flishore të Oligocenit. Formacionet e këtyre vendburuimeve karakterizohen me porozitet të dyfishtë, me çarje natyrale të rangjeve të ndryshme përgjatë shtresëzimeve, si dhe porozitet të vogël të matriksit. Litologjia dhe mosha e këtyre formacioneve janë të ngjashme. Mekanizmi kryesor i nxjerrjes së naftës është ai regjimit të ujrave aktiv fundor. Në vendburimet Ballsh - Hekal dhe Cakran - Mollaj, përveç energjisë së ujrave ...
Kjo ndërfaqe është një hapësirë e dedikuar për Statusin e Naftëtarit dhe procedurat e zhvilluara nga shoqëria Albpetrol sh.a rreth tij. Në këtë hapësirë ju do të gjeni një informacion të detajuar në lidhje me numrin e aplikimeve të mbërritura në shoqërinë Albpetrol sh.a dhe aplikimeve të përpunuara nga ana jonë. – Deri më sot Albpetrol sh.a ka përpunuar dhe ka lëshuar vërtetime të posaçme zyrtare për 1874 raste. – Rreth 95 aplikime të reja janë në proces përpunimi dhe vërtetimet e posaçme për këto aplikime pritet që të lëshohen brenda disa ditësh. Albpetrol sh.a njofton të gjithë personat që ...
Në kuadër të procesit të ristrukturimit në të cilin është futur tashmë shoqëria shtetërore e naftës Albpetrol sh.a, në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar ndryshimin e administratorit. Ing. Kastriot Bejtaj, i cili momentalisht mbante postin e Drejtorit Teknik në Albpetrol sh.a., është emëruar administratori i ri i shoqërisë ndërsa drejtuesi i deri më tanishëm, z. Endri Puka, është larguar për t’u angazhuar në një tjetër detyrë. Aktualisht, një grup ndërministror është ngritur me urdhër të Kryeministrit dhe po studion skenarët më të mirë për ristrukturimin e shoqërisë. Zoti Bejtaj do të jetë pjesë e grupit ndërministror për ristrukturimin ...
Albpetrol sh.a. është një shoqëri aksionere me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar. Selia qendrore e kompanisë ndodhet në qytetin e Patosit. Në vitin 2014, Albpetrol sh.a ka hapur edhe një zyrë përfaqësimi në Tiranë. Roli kryesor i shoqërisë është prodhimi dhe tregtimi i produkteve të naftës si dhe monitorimi i Marrëveshjeve Hidrokarbure. Historia e naftës shqiptare fillon në vitin 1918, kur gjeologu italian Leo Madalena kreu shpimin e pusit të parë në Drashovicë (Vlorë). Pusi arriti thellësinë 200 metra dhe pati rezultate pozitive, pavarësisht se përfitoi sasi të vogla nafte. Rezultatet e pusit të parë nxitën interesin ...
Prodhimi maksimal i naftës është realizuar në vitin 1974 me 2. 250. 000 ton naftë /vit (ose 6165 ton naftë/ditë e barabartë me 38. 408 fuçi/ditë). Sasia e gazit, vlerat më të larta, i ka pasur në vitin 1982 me 940. 000 .000 Nm3 gaz/vit (ose 2 575 342 Nm3 gaz/ditë). Në keto vite numri i punonjësve në Industrinë e Naftës ku përfshiheshin rreth 34 ndërmarrje, ka qenë rreth 25.000 vetë, prej të cilëve rreth 2.800 punonjës ishin specialistë të lartë dhe të mesëm. Deri  në fund të vitit 2013, janë zbuluar dhe vënë në shfrytëzim 3 vendburime nafte në ...
Për nxjerrjen e saj nga puset, sot përdoren këto mënyra shfrytëzimi: a)   Shfrytëzim i puseve me pompa të zakonshme me piston b)   Shfrytëzim i puseve me pompa të zakonshme me piston, duke injektuar hollues (tretës) hidrokarbur dhe jo hidrokarbur  Albpetrol sh.a ka planifikuar të zëvendësojë një pjesë të pompave tradicionale me pompa me burmë. Kjo teknologji është me efektivitet të lartë për mbrojtjen e mjedisit dhe kursimin e energjisë elektrike në masën 50 %, në krahasim me shfrytëzimin e puseve me pompa me piston. Pompat me burmë janë një nga investimet kryesore të parashikuara nga shoqëria Albpetrol sh.a për vitin ...
Ligji nr. Nr.7746, datë 28.7.1993 "Për hidrokarburet" i ndryshuar; Rregullore "Për Procedurat e Miratimit të Marrëveshjeve Hidrokarbure dhe Liçencë e Marrëveshjeve", miratuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës; Ligji nr. 10081 datë 23.02.2009 "Për Liçencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë". Marrëveshja hidrokarbure duhet të kalojë në këto hapa procedurale për t'u miratuar: Subjektet e interesuara paraqesin pranë AKBN (në rastin e zonave që administrohen nga AKBN) ose Albpetrol-it (në rastin e zonave që administrohen nga Albpetroli) një aplikim për të hyrë në Marrëveshje Hidrokarbure; AKBN ose Albpetrol, brenda 15 ditëve nga marrja e aplikimit, i paraqet Ministrisë ...
Albpetrol sh.a kontrollon pjesën më të madhe të vendburimeve dhe depozitave të naftës në Shqipëri. Duke filluar nga viti 2004, në territorin e Republikës së Shqipërisë veprojnë 5 kompani, të cilat kanë nënshkruar Marrëveshje Hidrokarbure më Albpetrol sh.a. Ndërkohë një “jointventure” e krijuar nga Petromanas dhe Royal Dutch Shell ka lejen për kërkim në zonën e Shpiragut, Berat. Kompanitë: Bankers Petroleum Albania Ltd Sherwood International Petroleum Ltd Transoilgroup sh.a Stream Oil & Gas Limited Phoenix Petroleum sh.a Vendburimet Marreveshjet Hidrokarbure Vendburimi – Patos Marinza Albpetrol sh.a & Bankers Petroleum Ltd. Miratuar ngaKëshilli i Ministrave, Nr. iVendimi 477, datë 16.7.2004 Vendburimi ...
Ndalohet rreptësisht riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së këtij website. Te gjitha te drejtat te rezervuara. © 2018 Albpetrol