Prodhimi maksimal i naftës është realizuar në vitin 1974 me 2. 250. 000 ton naftë /vit (ose 6165 ton naftë/ditë e barabartë me 38. 408 fuçi/ditë). Sasia e gazit, vlerat më të larta, i ka pasur në vitin 1982 me 940. 000 .000 Nm3 gaz/vit (ose 2 575 342 Nm3 gaz/ditë).
Në keto vite numri i punonjësve në Industrinë e Naftës ku përfshiheshin rreth 34 ndërmarrje, ka qenë rreth 25.000 vetë, prej të cilëve rreth 2.800 punonjës ishin specialistë të lartë dhe të mesëm.
Deri në fund të vitit 2013, janë zbuluar dhe vënë në shfrytëzim 3 vendburime nafte në shtresa ranore dhe 9 vendburime naftë në gëlqerore. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë zbuluar edhe 4 vendburime gazi natyror në shtresa ranore dhe 1 vendburim gazi kondensat në shtresë gëlqerore.
Kohët e e fundit shoqëritë SHELL dhe Petromanas ka zbuluar vendburim të ri në objektin e gëlqereve dhe po vazhdon per konturimin e plotë.
Prodhimi i naftës nga shoqëria Albpetrol sh.a për periudhën 1929-2013
Prodhimi i naftës nga Albpetrol sh.a për vitin 2013 dhe parashikimi për vitin 2014
Nga muaji Shtator 2013 Albpetrol ka dorëzuar tek kompania Phoenix Petroleum vendburimin e Amonicës me një efekt prej – 1.300 Ton Naftë Brut në 3 Mujor. Në tremujorin e parë të vitit 2014 Programi u tejkalua me rreth 1.500 Ton ose rreth 17%.
Prodhimi i Albpetrol vjen nga 3 Qendra. Qendra e Prodhimit Ballsh, Qendra e Prodhimit Patos dhe Qendra e Prodhimit Kuçovë.
Prodhimi i naftës nga Albpetrol sh.a në vendburimin Patos për vitin 2013 dhe parashikimi per vitin 2014
Prodhimi i naftës nga Albpetrol sh.a në vendburimin e Patosit për periudhën 2005-2013
Prodhimi i naftës nga Albpetrol sh.a në vendburimin e Ballshit për vitin 2013 dhe parashikimi për 2014
Viti |
Nr. I Puseve |
Prodhimi i Naftes (ton) |
Koha e Punes (dite) |
Debit mesatar ditor (ton/dite/puse) |
2005 | 119 | 52,456.0 | 40,437 | 1.297 |
2006 | 117 | 51,890.0 | 38,977 | 1.331 |
2007 | 122 | 49,240.0 | 39,111 | 1.259 |
2008 | 102 | 34,245.0 | 31,949 | 1.072 |
2009 | 95 | 28,073.0 | 27,911 | 1.006 |
2010 | 83 | 15,648.0 | 23,361 | 0.670 |
2011 | 74 | 13,942.0 | 22,824 | 0.611 |
2012 | 64 | 14,144.5 | 20,104 | 0.704 |
2013 | 50 | 12,029.6 | 15,821 | 0.760 |
Prodhimi i Naftes ne zonen e Ballshit 2005-2013*
Prodhimi i naftës nga Albpetrol sh.a në vendburimin e Kucoves për vitin 2013 dhe parashikimi për 2014
Viti |
Nr. I Puseve |
Nxjerrja e Naftes (ton) |
Koha e Punes (dite) |
Debit mesatar ditor (ton/dite/puse) |
2003 | 835 | 24,300.0 | 222,036 | 0.109 |
2004 | 873 | 25,112.0 | 237,319 | 0.106 |
2005 | 897 | 24,931.0 | 247,679 | 0.101 |
2006 | 943 | 25,674.0 | 269,895 | 0.095 |
2007 | 1,027 | 27,455.3 | 291,960 | 0.094 |
2008 | 1,084 | 28,791.0 | 320,882 | 0.090 |
2009 | 1,076 | 27,958.0 | 327,956 | 0.085 |
2010 | 1,081 | 26,356.4 | 326,148 | 0.081 |
2011 | 1,017 | 23,575.3 | 300,539 | 0.078 |
2012 | 962 | 20,034.5 | 272,475 | 0.074 |
2013 | 876 | 17,969.9 | 251,600 | 0.071 |
Prodhimi i Naftes ne zonen e Kucovës 2005-2013
Prodhim ditor i Naftes, Mars 2014
Puset e naftës
Në Shqipëri janë shpuar gjithësej rreth 5 .630 puse, nga të cilët 400 puse kërkimi, me metrazh të përgjithshëm mbi 7 .000. 000 m linear, prej të cilave 2,118,516 ml për puse kërkimi dhe 4,881,484 ml për puse shpim – shfrytëzimi. Vendburimet e naftës dhe gazit, kanë një shtrirje në rrethet Sarandë, Vlorë, Mallakastër, Fier, Lushnje dhe Kuçovë.
Të përmbledhura sipas llojit të shkëmbinjve ku gjendet nafta, rezervat gjeologjike të vlerësuara të sigurta janë:
Në depozitimet ranore | 338.696.109 ton |
Në depozitimet gëlqerore | 98.949.034 ton |
Shuma gjithësej: | 437.645.143 ton |
Rezerva te nxjerreshme jane rreth | 81.025.885ton |
Deri më 01.01.2013 sipas llojit të shkëmbinjve janë nxjerrë gjithësej: | ||
– Prodhim nafte në depozitimet ranore | 27.389.864, 7 ton | |
– Prodhim nafte në depozitimet gëlqerore | 28.108.593, 61 ton | |
Shuma gjithësej: | 55.498.458,31 ton | |
Mbeten per tu nxjerre dhe rreth | 25 527 426,69 ton |
Nafta që prodhohet në Shqipëri në përgjithësi është e rëndë dhe viskoze, me përmbajtje të lartë të bitumeve. Pesha specifike varion nga 8 – 38 0 API ose 0.95 – 1.0 gr/cm3.
Thellësia e puseve varion 400 – 3500 m. Debiti mesatar ditor i naftës peë pus është 0,13 – 5.0 ton naftë/ditë.
Puset e rinj
Në vendburimet ekzistuese të shoqërisë Albpetrol sh.a nga studimet e kryera më parë janë të projektuar 468 puse të rinj të cilët nuk janë hapur ende.Projekt thellësia e puseve të projektuar varion nga 800m në jug të vendburimit të Patos-Marinzës deri në 3.000 m në vendburimet gëlqerore.
Puse aktive QNP Patos
Puse Aktive QPN Kucovë
Puse aktive QPN Ballsh
Puset e fondit të ndalur
Një drejtim, zë i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e efektivitetit të shoqërisë Albpetrol sh.a janë janë puset e fondit të ndalur. Këto janë jashtë fondit aktiv të puseve që janë në shfrytëzim. Puset janë ndaluar për arsye të ndryshme si dëmtime, pamundësi përpunuese, rentabilitet i ulët, luhatjet e çmimit të naftës në burse etj. Këtu nuk përfshihen puset e ndalur për mungesë bazë materialo-teknike, difekte mekanike, elektrike apo që kanë nevojë për kryerjen e punimeve të remontit nëntokësor